minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
30 Gushti- Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve, Balla kujton intelektualin Ukshin Hoti - Struga.net

30 Gushti- Dita Ndërkombëtare e të zhdukurve, Balla kujton intelektualin Ukshin Hoti

0

Me rastin e 30 Gushtit, ditës Ndërkombëtare të të zhdukurve, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar intelektualin dhe profesorin e zhdukur, Ukshin Hoti.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Sipas Ballës, Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
🇦🇱🇽🇰👐🏼
30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti.

Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare dhe personave të tjerë të pagjetur është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3298574603521451&id=283447241700884

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy