minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“4 dëshmorët e atdheut”, Balla “flakë për flakë” me Bashën: Dora kriminale e lidhur me ty në zgjedhjet e 2009 u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët - Struga.net

“4 dëshmorët e atdheut”, Balla “flakë për flakë” me Bashën: Dora kriminale e lidhur me ty në zgjedhjet e 2009 u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët

0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ripostuar mesazhin e kreut të PD-së Lulzim Basha në “Twitter” kushtuar 4 “Dëshmorëve të Atdheut, të vrarë në krye të detyrës nga Dritan Dajti.

Balla e shoqëron ripostimin me një mesazh në të cilin i rikujton Bashës lidhjet me autorin e vrasjes gjatë ushtrimit të detyrës së tij si ministër i Brendshëm.

Deputeti socialist nënvizon se dora kriminale e lidhur me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhtoi dëshmorët. Ai thekson se drejtësia vonon por nuk harron.

“Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhëtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron”, shkruan Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy