minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
44 vjeçari nga Pogradeci pranon krimin makabër: Jam unë ekzekutori i nënës sime, nuk pendohem. Gjaku i saj kishte magji - Struga.net

44 vjeçari nga Pogradeci pranon krimin makabër: Jam unë ekzekutori i nënës sime, nuk pendohem. Gjaku i saj kishte magji

0

44-vjeçari Olsi Çekiçi ka pranuar para grupit hetimor autorësinë e vrasjes horror të nënës së tij të moshuar.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain” mësohet të jetë shprehur ai krejt i qetë.

Burimet bëjnë me dije se edhe 44-vjeçari pa pësuar dëmtime në pjesën e ballit.

Mësohet se në momentin që policia mbërriti në banesën e 44 vjeçarit të lyer në gjak, ai e kishte ende në dorë armën e krimit.

Sipas Policisë, 44 vjeçari nuk ka bërë rezistencë ndërsa u ka thënë efektivëve mos u afroni se do ju bëj pis, se gjaku është me magji.

Olsi Çekiçi vuante nga probleme të shëndetit mendor por refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.

Po kështu dyshohet se ai ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tyre. I plagosur me thikë mbeti dhe vëllai i Olsit që ndërhyri në konflikt.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy