minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
7-vjeçari vrau babain polic, flet banakieri i lokalit: Na ra të fikët pas krismës, po bënim muhabet - Struga.net

7-vjeçari vrau babain polic, flet banakieri i lokalit: Na ra të fikët pas krismës, po bënim muhabet

0

Roland Bicerri është efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili u vra sot në Tiranë nga djali i tij 7-vjeçar.

Bicerri u qëllua me një plumb në qafë çka rezulotoi fatal për jetën e 39 vjeçarit.

Ngjarja ishte aksidentale pasi Bicerri kishte dalë te bilardo pranë shtëpisë së tij për të luajtur me disa miq ndërkohë që me vete kishte edhe djalin. Teksa ka qenë duke biseduar me miqtë e tij, djali i tij ka marrë armën nga çanta e të atit dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Në një rrëfim për gazetarin e Ora News, Besar Bajraktari, një prej punonjësve të ambjentit ku ndodhi ngjarja e rëndë është shprehur se, krisma e armës u dëgjua befasisht ndërsa punonjësit e bar-bilardos humbën ndjenjat kur pane se çfarë kishte ndodhur.

“Po bënim muhabet në banak vetëm kur dëgjojmë krismën. Ishim larg me tavolinën e viktimës. Në banak ishim 2 persona, ndërsa në tavolinë (e viktimës) 3 a 4 persona. Nuk dime asgjë çfarë u bë pastaj se na ra të fikët”

Bicerri ka mbetur fillimisht i plagosur por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës.

Sipas Policisë, grupi Hetimor vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy