minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
A është Donald Trump “i dërguari i Zotit” në Tokë dhe pse ka një fushatë botërore kundër tij? - Struga.net

A është Donald Trump “i dërguari i Zotit” në Tokë dhe pse ka një fushatë botërore kundër tij?

0

Donald Trump është një nga presidentët më kontroversë në historinë e SHBA-së, por edhe më i sulmuari, që prej ditës së parë që shkeli në Shtëpinë e Bardhë.

Politikanë, artistët më të rëndësishëm dhe mediat më të mëdha, janë bërë kundër tij që para se të bëhej president.

Fushata e tyre kundër Trump nuk ka pushuar asnjë ditë të vetme dhe tashmë ka marrë një tjetër dimension, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Kur ai mori detyrën si president, mijëra njerëz, me në krye Madonna-n, mbajtën një protestë me rite satanike, madje kishin marrë edhe një shtrigë të njohur, që të mallkonte Trump-in.

Ky i fundit ndërkohë, zhduku nga Shtëpia e Bardhë dhe faqja zyrtare e saj, çdo shenjë të axhendës gay, që Barack Obama e kishte kthyer në axhendë zyrtare të SHBA-së, për të promovuar homoseksualizmin në gjithë botën.

Më pas lëvizi për të ndaluar abortet, që Obama gjithashtu i kishte lejuar.

Pastaj ndërmori disa veprime të forta ekonomike, që e rigjallëruan SHBA-në dhe që natyrisht shkaktuan pakënaqësi dhe konflikte me vende të tjera, si p.sh Kina.

“Është e pakuptueshme që 90% e ilaçeve për amerikanët importohen nga Kina.

Ato duhet t’i prodhojmë këtu.

Ashtu si makinat dhe gjithçka tjetër”, deklaronte Trump.

Dhe ka të drejtë, pasi SHBA, edhe pse vendi më i fuqishëm në botë, ishte dhe është ende, shumë e varur ekonomikisht nga Kina.

Shumë amerikanë thonë se gjëndja ekonomike pas ardhjes së Trump ka ndryshuar për mirë, por mediat më të fuqishme në Amerikë janë kundër tij.

Masat e tij ekonomike janë sulmuar ashpër, me argumentin se po ndërhyn në tregun e lirë.

Vetë Trump thotë se këtë e bën për të fuqizuar Amerikën.

Ajo që ka tërbuar më shumë kundërshtarët e tij, është një deklaratë se ai është “i dërguari i Zotit”.

Një deklaratë që është bërë edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, një i krishterë i devotshëm, por edhe sekretari i Shtetit, Pompeo.

I “dërguar” apo jo, fakt është që për Amerikën ai ka pasur një impakt pozitiv.

Duket se kjo është arsyeja, që tashmë të majtët radikalë, nën justifikimin e diskriminimit racial, kanë frymëzuar përplasjet civile në SHBA, pak javë para zgjedhjeve presidenciale.

Dhe pastaj kur sheh ata që ka kundër, që nga “satanistët” si Madonna me shokë, deri tek njerëz të fuqishëm me axhenda të dyshimta, të bën të mendosh, se ndoshta Donald Trump ka të drejtë kur thotë se është “i dërguari i Zotit”.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet, që ka kundër gjithë botën dhe që duan ta përzënë me çdo kusht. Madje edhe duke i vënë zjarrin Amerikës.

(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy