minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Acarohet Erdogan: Greqinë po e përdorin si karrem të tjerët kundër Turqisë - Struga.net

Acarohet Erdogan: Greqinë po e përdorin si karrem të tjerët kundër Turqisë

0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kritikoi disa vende të tjera, për të cilat tha se po e përdorin Greqinë si karrem kundër Turqisë në Mesdheun Lindor ndërsa i përshkroi përpjekjet e tyre për të përfituar prej burimeve natyrore të zonës si shembull i “kolonializmit modern”.

“Turqisë i ka ardhur në majë të hundës kjo lojë hijesh. Interesante sesi vende të tjera e përdorin Greqinë, ndërsa vetë nuk luftojnë dot hapur dhe e kanë kthyer atë në karrem kundër një fuqie rajonale si Turqia”, deklaroi kreu i shtetit turk.

Qeveria turke i hedh poshtë pretendimet e Athinës për të drejta eksluzive, duke argumentuar se ishujt nuk duhet të përfshihen në përllogaritjen e kufijve detare mes vendeve.

Ankaraja e akuzon se po mban një pozicion “maksimalist”, pasi i meshon idese se ishulli i vogël i Kastellorizos, që ndodhet 520 km larg tokës greke dhe vetëm 2 km larg brigjeve turke, duhet të kenë një shelf kontinental prej 40.000 kilometrash katrorë, që është pothuajse sa gjysma gjirit turk të Antalias.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy