minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Aktorja e njohur nga Tropoja vendos: Vij nga një familje e djathtë, por do jem në krah të Ramës për mandatin e tretë - Struga.net

Aktorja e njohur nga Tropoja vendos: Vij nga një familje e djathtë, por do jem në krah të Ramës për mandatin e tretë

0

Aktorja tropojane, Arjola Demiri, ka marrë së fundmi një vendim të papritur.

Arjola ka deklaruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj.

“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij,po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija.

Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mij.

I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri.

Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…”, shprehet Arjola.

Arjola sot ja ka bere te ditur vendimin e saj Drejtuesit politik te PS-se per Qarkun e Kukesit z.Safet Gjici me nje memo te thjeshte “Me shume deshire, ndergjegje e vendosmeri do jem me ju ne fushate.Jam e lumtur te jem perkrah jush qe keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni te jeni kampion”.

Kujtojmë që Arjola arriti një sukses të paparë me rolin e saj në filmin “I love Tropoja”, film në të cilin u shfaq edhe kryeministri Rama.

Tani Arjola është pjesë e kastit të “Portokalli”, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy