minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Alarm në Itali, infektimet po vijnë nga jashtë - Struga.net

Alarm në Itali, infektimet po vijnë nga jashtë

0

Italia, që u bë për një kohë një prej vendeve të botës që njohu më të keqen e koronavirusit, prej javësh duket se e ka vendosur epideminë nën kontroll.

Por, ashtu siç po ndodh në pjesën tjetër të Evropës, edhe atje, po vihet re këto ditë të fundit, një rritje e numrit të të prekurve. Të premten u raportuan 552 raste të reja, një ditë më parë shifra ishte 402, ndërkohë që më herët luhatej rreth 200 rasteve ditore.

E kjo rritje, sipas zyrtarëve, po ndodh për shkak të personave që kthehen nga pushimet jashtë vendit. Në Pesaro tre vajza 19 vjecare kanë rezultuar pozitive pas kthimit nga pushimet në Kroaci. Në provincën e Arezzos, katër 19 vjecarë që ishin kthyer së fundmi nga një udhëtim në Korfuz të Greqisë kanë rezultuar pozitivë po ashtu ndërkohë që vazhdojnë verifikimet edhe për shtatë persona të tjerë që bënin pjesë në të njëjtin grup.

Po nga Greqia është kthyer në Modena një person i prekur që ka infektuar të paktën tre kontakte. Një nga 18 vjecaret e infektuara në Kroaci tregon se gjendja atje dukej shumë e qetë dhe askush nuk mbante maska. As animatorët në hotel dhe as shoferi i autobusit që i kishte dërguar atje. Gjatë pushimeve, që pasuan provimet e maturës, kishte çdo ditë aktivitete të organizuara në diskotekë apo plazh ndërsa tani pas kthimit në shtëpi, bashkë me koronavirusin, të rejat ndihen keq për familjet e tyre.

Alarm në Itali, infektimet po vijnë nga jashtë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy