
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përshëndetur betimin e anëtarit të 5 të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.
Teksa uroi gjyqtarin Binaj për detyrën e rëndësishme, diplomatja amerikane u shpreh se bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda dhjetorit është e arritshme falë bashkëpunimit të institucioneve.
“Urime për Altin Binaj për betimin e tij si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetues. Faleminderit presidentit Ilir Meta që bëri të mundur këtë zhvillim pozitiv. Bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese brenda 31 dhjetor është arritshme falë veprimeve urgjente dhe bashkëpunimit të Presidencës, KED dhe Parlamentit”, shkruan ambasadorja amerikane.