minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
ANALIZA/ Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen për zonat detare. Dr. Glevin Dervishi: Ja efektet e paktit në Egje dhe Mesdheun Lindor. Radhën e ka Shqipëria - Struga.net

ANALIZA/ Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen për zonat detare. Dr. Glevin Dervishi: Ja efektet e paktit në Egje dhe Mesdheun Lindor. Radhën e ka Shqipëria

0

Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen për zonat detare. Pas një muaji bisedimesh të ethshme, Greqia dhe Egjipti kanë rënë dakord përfundimisht për një përcaktim të pjesshëm të zonave të tyre të detit gjatë një vizite të fshehtë rrufe në Kajro nga ministri grek i cili shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Themistoklis Demiris.

Tirananews.al kontaktoi me Dr. Shk. Glevin Dervishi, një njohës i politikës së jashtme të Greqisë dhe si anëtar i ekipit shqiptar në negociatat dypalëshe, i cili analizoi efektet e kësaj marrëveshjeje në Egje dhe në tërë Mesdheun Lindor.

Analiza:

Pas arritjes së marrëveshjes me Italinë për delimitmin e ZEE, Greqia sapo ka nënshkruar një marrëveshje të pjesshme për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe ZEE me Egjiptin.

Mbeten për t’u parë koordinatat që të kuptohet më mirë koncepti “e pjeshme”, por kjo marrëveshje në rastin se do të depozitohet në OKB do të përbëjë një sfidë të madhe për autoritetin e Ankarasë në rajon, simdomos pas marrëveshjes shumë sensistive Turqi-Libi.

Themra e Akilit për delimitimin në Egje më pas Mesdhe Lindor është ishulli i Kastelorizos. Ndaj mendoj se delimitimi i pjesshëm në këtë rast ka të bëjë me faktin që marrëveshja Greqi-Egjipt nuk e ka përfshirë në delimitim efektin e Kastelorizos, sepse duke mos e ndarë mes tyre Greqia dhe Turqia nëse Kastelorizo do të ketë efekt në Shelf Kontinental dhe ZEE automatikisht do të nxirrte jashtë loje delimitimin e zonave mes Turqisë dhe Egjiptit.

Por duke u nisur nga fakti se vija delimituese që ndërton marrëveshja Greqi-Egjipt pret në mes vijën e marrëveshjes Turqi-Libi, e ccon në një shkallë të lartë tashme sfidën për Ankaranë.

Nëse do të shohim hartën e zonave detare të Greqisë dhe prioritetet e politikës së jashtme greke për delimitimin e zonave detare, radhën e ka mbyllja e marrëveshjeve për delimitimin e Detit Territorial, Shelfit Kontinental dhe ZEE me Shqipërinë.

Në hartën e paraqitur nga Dervishi duket qartë efekti i mospërfshirjes së ishullit Kastelorizo në këtë marrëveshje.

Dy vijat e trasha të zeza që duken janë të marrëveshjes së sotme Greqi-Egjipt. Ndërsa ato dy vijat e tjera të ndërprera anash janë vijat mes Turqisë dhe Libisë. Duket që kjo e reja sot i pret në mes ato mes Turqisë dhe Libisë, pra nuk i lë që të takohen, të cilat në thelb nga pikëmapja e gjografisë nuk kanë si të takohen se kanë ishujt grekë në mes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy