minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
ANALIZA: Si Biden mund të mposhtë korrupsionin strategjik të regjimeve autoritare - Struga.net

ANALIZA: Si Biden mund të mposhtë korrupsionin strategjik të regjimeve autoritare

0

Regjimet autoritare e kanë përdorur prej kohësh korrupsionin për të mbrojtur pushtetin e tyre. Pagesa ndaj zyrtarëve publikë, blerja e mbulimit kritik në media, dhe financimi i fshehtë i fushatave të ndikimit, janë që të gjitha taktika standarde të despotëve moderne e të sofistikuar.

Eksportimi i këtyre teknikave për të ndikuar tek demokracitë, u ka garantuar atyre një rrjet global avokatësh, një praktikë të cilën diplomati amerikan Philip Zelikow e ka quajtur ‘korrupsion strategjik’:pra shndërrimin e korrupsionit në një instrument të strategjisë kombëtare.

Nga të gjitha format e konfliktit të zonës gri midis autokracive dhe demokracive, ky është ndoshta më toksiku, pasi prish besimin e qytetarëve tek sistemi, që është një themel i domosdoshëm për shoqëritë e hapura të suksesshme.

Duke filluar me disa gazetarë dhe fushata të guximshme anti-korrupsion që nxorën të parët në pah natyrën e këtij kërcënimi, studiuesit dhe politikanët kanë filluar që të zbulojnë më në fund rrezikun e këtij lloj korrupsionit. Komiteti i Inteligjencës i Senatit Amerikan, publikoi këtë vit një raport bipartizan mbi ndërhyrjen ruse në SHBA.

Ai përshkruan se si miliarderi rus i aluminit Oleg Deripaska, vepron si një përfaqësues i qeverisë ruse, duke administruar dhe financuar operacione të ndikimit për të instaluar regjime pro Kremlinit në vende të ndryshme, si dhe për të forcuar ndërmjetësit e pushtetit të Kremlinit në të gjithë vendet e globit. Një raport i Dhomës së Komuneve në Britaninë e Madhe mbi të njëjtën temë, tregoi se si paratë ruse kanë korruptuar pjesë të mëdha të institucioneve britanike, duke e bërë ndikimin rus një normë të pranuar në politikën britanike.

Por Rusia nuk është e vetmja në zbatimin e asaj që është bërë e njohur si “Manuali i Kremlinit”, duke përdorur para për të dëmtuar demokracitë në të gjithë botën. Studiuesi çek, Martin Hála, ka dokumentuar se si Partia Komuniste Kineze e bleu ndikimin politik në vendin e tij.

Nga Malajzia në Sri Lanka dhe Serbi, dhe nëpër pjesë të mëdha të Afrikës, kompanitë

kineze të kontrolluara nga shteti, si “CEFC China Energy”, kanë blerë ndikim politik, kanë kontrabanduar armë,si dhe kanë korruptuar udhëheqësit vendas për të promovuar interesat e Pekinit.

Ekipi hetues i këshilltarit special Robert Mueller, shqyrtoi se si një bankë shtetërore egjiptiane, mund të ketë financuar fushatën e Donald Trumpit në vitin 2016. Pa dyshimqë kur Trump të largohet nga detyra, ne do të mësojmë mëshumë mbi përpjekje të tilla në hetimet e ardhshme.

Ekipi i ardhshëm i Joe Biden e, e njeh mjaft mirë seriozitetin e këtij kërcënimi, por edhe nevojën për t`a luftuar me forcë atë. Në vitin 2018, Joe Biden dhe Michael Carpenter botuan një artikull në “Foreign Affairs” mbi mënyrën se si duhej të mbrohet demokracia nga sulmet e  Kremlinit.

Në atë shkrim ata tërhoqën vëmendjen mbi mënyrat përmes të cilave Rusia ka arritur qëtë eksportojë në mënyrë efektive korrupsionin, dukuri që e ka polarizuar politikën dhe dëmtuar ekonominë e saj amerikane. Jake Sullivan, i përzgjedhuri i Biden në postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ka deklaruar se një nga përparësitë kryesore të administratës do të jetë “bërja bashkë e aleatëve tanë për të luftuar korrupsionin dhe kleptokracinë, dhe për t’i bërë më përgjegjës dhe transparentë sistemet e kapitalizmit autoritar, dhe për t’i detyruar ata të jenë pjesë e një sistemi me rregulla”.

Dhe qeveria amerikane ka në dispozicion një sërë mjetesh të fuqishme që mund të zbatojë për të fituar këtë luftë. Pas sulmeve terroriste të11 shtatorit 2001, Thesari i SHBA-së ngriti një zyrë të Terrorizmit dhe Inteligjencës Financiare (TFI), për të dëmtuar financat e Al-Kaidës. Shumë shpejt, autoritetet zbuluan se mjetet që kishin zhvilluar për të luftuar terroristët, mund të përdoreshin gjithashtu kundër kërcënimeve të tjera të sigurisë kombëtare.

Sidomos për të bërë presion mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut. Kur kjo zyrë ekspozoi rrjetet bankare në Makao që po financonin rrjetet e kontrabandës së Koresë së Veriut, Kina i mbylli ato, duke i detyruar koreano-veriorët të ulen në tryezën e negociatave. Siç pranoi një nga negociatorët e tyre:“Ju amerikanët keni gjetur më në fund një mënyrë për të na dëmtuar”.

Tani ka ardhur koha t’i ripërdorim këto mjete kundër regjimeve autoritare dhe mbështetësve të tyre oligarkë, të cilët kanë sulmuar demokracitë në të gjithë botën. Biden mund ta përcaktojë korrupsionin strategjik si një kërcënim të sigurisë kombëtare, duke i dhënë Departamentit të Thesarit detyrën e menaxhimit të një task force anti-korrupsion.

Kongresi mund të financojë hetues dhe analistë shtesë në Thesar dhe Komunitetin e Inteligjencës. Inteligjenca dhe analiza mbi çështjet specifike,duhet të japë një panoramë më të qartë të rrjeteve të ndikimit kleptokratik, duke çuar në vendosjen e sanksioneve po dhe në padi penale kur është e përshtatshme. Thesari ka në dorë sshumë gjëra për të ndëshkuar abuzimet në sistemin financiar, më së shumti përmes Aktit Magnitsky, si dhe përmes sanksioneve dhe urdhrave speciale, të cilat mund t’i shkëpusin bankat nga sistemi i dollarit. Veprimi i fundit për të vendosur sanksione ndaj ABLV Bank në Letoni, për pastrimin e fondeve për llogari të kleptokratëve ishte inkurajues. Por duhet bërë shumë më tepër sesa kaq.

Gjithë-përfshirja e dollarit në këto transaksione të dyshimta, aftësitë e përfituara gjatë hetimeve financiare të kryera gjatë 20 viteve të punës kundër terrorizmit, dhe konsensusi i rrallë dypartiak se korrupsioni strategjik përbën një kërcënim serioz, janë të gjitha një aset

i paçmuar për një administratë që është serioze për rrezikun që paraqet ky kërcënimi për thelbin e demokracisë.

Biden ka folur shpesh për planet e tij për të bërë bashkë demokracitë e botës, me synim gjetjen e mënyrave të reja për forcimin e institucioneve të tyre. Lufta ndaj korrupsionit strategjik, do të jetë me sa duket në rendin e ditës. Kjo është një mënyrë e mirë për t`a filluar këtë dialog me aleatët e Amerikës, sesa duke demonstruar se SHBA-ja mund të marri masa vetëm brenda vendit.

Perktheu Alket Goce-abc

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy