minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Atentati me tritol në Tiranë alarmoi atasheun turk: Menduan se ishte sulm terrorist ndaj Rezidencës turke, pas tensioneve me Greqinë - Struga.net

Atentati me tritol në Tiranë alarmoi atasheun turk: Menduan se ishte sulm terrorist ndaj Rezidencës turke, pas tensioneve me Greqinë

0

Atentati ndaj Preng Gjinit ka vënë në lëvizje atasheun turk në Shqipëri, pasi është menduar se bëhet fjalë për një sulm terrorist ndaj tyre, nisur nga fakti që shpërthimi ndodhi vetëm pak metra larg nga Rezidencës Ushtarake Turke.

Gazetari i Report TV, Elton Qyno raporton se atasheu turk ka kërkuar informacione të menjëhershme nga punonjësit se çfarë ka ndodhur.

“Është menduar se bëhej fjalë për një sulm terrorist, për shkak të marrëdhënie paksa të acarua më Greqinë apo me Sirinë.

Madje një nga punëtorët me tha se “menduam që ishte një sulm terrorist dhe 3 minuta pas ngjarjes, gjenerali që është atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, na ka sjellë foto të publikuara nga mediat, duke kërkuar llogari se çfarë ka ndodhur, nëse “ka të bëjë me ne ky sulm, ose jo”, tha Qyno në Report TV.

Duke u ndalur te detajet lidhur me këtë atentat, Qyno është shprehur se autorët e kanë studiuar lëvizjen e “presë së tyre”, por kanë bërë “një gabim” që i “shpëtoi” jetën Preng Gjinit.

“Tritoli është vendosur gomës së parë në anën e djathtë, se kanë menduar që ai konsumon kafen me nipin Fatjon Dautaj dhe se është Gjini do ishte pasagjeri.

Të vetmen lëvizje që ka bërë Dautaj ka qenë në Lushnje. Nuk dihet se kur është vendosur lënda shpërthyese dhe as se sa gramë janë vendosur. Për shkak se shpërthimi ishte shumë i madh, mendohet se ka qenë rreth 500 gramë”, tha Qyno.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy