minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Austri: Në një kamion frigorifer gjenden 38 migrantë - Struga.net

Austri: Në një kamion frigorifer gjenden 38 migrantë

0

Dhjetëra migrantë, përfshirë fëmijët, u gjetën të fshehur në një kamion frigorifer, njoftoi sot policia austriake.Në njoftim shkruan se 38 persona nga Siria, Iraku dhe Turqia, përfshirë gjashtë të mitur, u arrestuan javën e kaluar kur një kamion u ndalua në Austrinë e Ulët.“Migrantët thanë se kishin frikë se do të vdisnin dhe se do të mbyteshin gjatë udhëtimit nga Rumania përmes Hungarisë”, theksohet në deklaratën në të cilën nuk u njoftua destinacioni përfundimtar i kamionit.

Disa pasagjerë që paguanin midis 6,000 dhe 8,000 euro për udhëtimin arritën të shpëtonin në një fushë aty pranë kur kamioni ndaloi gjatë rrugës, pas së cilës dëshmitarët okularë informuan autoritetet.Gjithashtu u arrestua një shofer 52-vjeçar nga Turqia me adresën e vendbanimit në Rumani.

Austri: Në një kamion frigorifer gjenden 38 migrantë shkruan Albinfo.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy