minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Basha kujton 4 oficerët e vrarë 11 vite më parë në krye të detyrës: Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar, drejtësia do të bëhet - Struga.net

Basha kujton 4 oficerët e vrarë 11 vite më parë në krye të detyrës: Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar, drejtësia do të bëhet

0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar sot 11-vjetorin e rënies në krye të detyrës së 4 policëve, që u vranë nga Dritan Dajti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se janë bere te gjitha skemat per te blere lirimin e autorit te kesaj ngjarjes.

“Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”, shkruan Basha ne Twitter, ndersa premton se drejtesia do te behet.

“Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, thekson kryedemokrati.

Lulzim Basha ne Twitter:

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë.

Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve.

Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim.

Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy