minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Basha nuk deklarohet për Thaçin e Veselin, e rëndojnë akuzat si autori i dosjes për krime lufte kundër ish komandantëve të UÇK?! - Struga.net

Basha nuk deklarohet për Thaçin e Veselin, e rëndojnë akuzat si autori i dosjes për krime lufte kundër ish komandantëve të UÇK?!

0

I vetmi që nuk ka reaguar deri më tani në lidhje me akuzat e ngritura nga Haga ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, si të përfshirë në krime ndaj njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, është kreu i PD Lulzim Basha.

U deklaruan në mbrojtje të dy ish udhëheqësve të UÇK që nga krertët e politikës së Kosovës, pa asnjë dallim, e deri tek Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Ata e dënuan hedhjen baltë mbi luftëtarët dhe luftën për çlirim të Kosovës.

Basha të paktën të bëjnë një deklaratë, qoftë dhe të mbështesë akuzat e gjykatës speciale, sipas të cilës Thaçi e Veseli kanë vrarë mbi 100 serbë gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Këto akuza nuk janë të panjohura për Lulzim Bashën, për të cilin është shkruar dhe deklaruar se ka qënë njëri ndër hartuesit e kësaj dosjeje në atë kohë.

Dhe këtë e ka deklaruar në media përmes një dëshmie tepër kompromentuese dhe të rëndë

ish­shefi i zyrës të të zhdukurve të UNMIK­ut në Kosovë, Jose Pablo Baraybar. I cili deklaroi se Lulzim Basha jo vetëm ka punuar si përkthyes i tij, por edhe ka mbledhur prova për krimet e pretenduara të UÇK ndaj serbëve, madje duke u maskuar si inxhinier.

“Problemi i madh ishte se UNMIK­u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra, nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar.

Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish­ Jugosllavinë (ICTY).

Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve nuk është asgjë. Tani unë po them çfarë ka thënë ai. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen. Së bashku me Lulëzim Bashën u jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar

një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK­së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasur identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj”, deklaronte Baraybar.

Pavarësisht këtyre akuzave të forta, Basha nuk ka reaguar asokohe, aq për të pohuar apo mohuar.

Ndërsa gazetari, njëherësh dhe ndër veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Zeka, ka deklaruar se, sipas krerëve të politikës së Kosovës dhe Shërbimit Informativ të Kosovës, Lulzim Basha është arkitekti i hartimit të dosjes në Hagë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I tërë spektri politik në Kosovë, me në krye Hashim Thaçin, Shërbimin Informativ të Kosovës, me LDK dhe PDK, e kanë akuzuar drejtpërdrejt Lulzim Bashën se ka qenë arkitekti dhe përpiluesi i dosjeve në Hagë për krimet e luftës së UÇK. Nuk mund të them nëse është apo nuk është e vërtetë, por unë po flas për të akuzat që i janë bërë Lulzim Bashës nga politika e Kosovës”, ka deklaruar Zeka.

Ndërkohë që roli aktiv i Lulzim Bashës në hetimin e krimeve të luftës në Kosovës është konfirmuar dhe nga mjeku nga Kosova, Tefik Gashi, pjesëtar i ekipeve që kanë marrë pjesë në hetim. Gashi ka konfirmuar praninë e Lulzim Bashës në hetimet për trafikuan e organeve të pretenduara nga serbët. Një tjetër konfirmim ka ardhur edhe nga Human Rights Ëatch, përmes përfaqësuesit të tyre Fred Abrahams.

Në një deklaratë publike të kësaj organizate ndërkombëtare, Abrahams ka deklaruar kohë më parë se Lulzim Basha ka qenë në dijeni të hetimit, ndonëse në deklaratat e tij, Basha, ka pohuar se nuk dëgjuar kurrë për këtë hetim. Por dëshmia e rëndësishme është ajo e Jose Pablo Baraybar, të cilin Lulzim Basha e ka shoqëruar tek “Shtëpia e Verdhë” në Burrel, duke u maskuar si inxhinier.

Ndërkohë që njerëz që kanë punuar me Bashën kanë treguar se në vitet e para pas luftës ai ka qenë pjesë e ekipit të përkthyesve për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, ndërkohë që punonte edhe për hetuesit e departamentit ligjor të UNMIK.

Basha fillimisht ka qenë thjesht përkthyes, po më pas, falë përkushtimit në punë dhe përgatitjes si jurist, ka marrë pjesë edhe në përpilimin e dosjeve, edhe në përgatitjen e padive që hapën disa procese tepër të famshme gjyqësore. Mes tyre, proceset ndaj disa prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së sapodalë nga lufta. Fatmirësisht, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i rrëzoi akuzat, dhe vendosi të lirojë gjeneralët e UÇK-së që qenë dërguar në burg edhe me ndihmën e bashkatdhetarëve të tyre.

Madje këtë e ka shënuar dhe në biografinë e tij. “Lulzim Basha i përket brezit të parë të gjimnazistëve shqiptarë të cilëve iu dha mundësia që pas rënies së komunizmit të studiojnë jashtë shtetit. Në vitin 1993 ai filloi studimet në Universitetin e Utrechtit në Holandë, ku edhe u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Pas studimeve, Basha punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish­Jugosllavi dhe më pas si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në vitin 2004, Basha iu bashkua Partisë Demokratike në opozitë si koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave”, thuhet në jetëshkrimin e deklaruar nga vetë Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy