minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Basha riktheu vetëm Rulin, Shehu thirrje demokratëve të ikur e përjashtuar: Askush nuk është i tepërt, PD ka nevojë për këdo që aspiron - Struga.net

Basha riktheu vetëm Rulin, Shehu thirrje demokratëve të ikur e përjashtuar: Askush nuk është i tepërt, PD ka nevojë për këdo që aspiron

0

Partia Demokratike duket se po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, madje po mundohet të rikthejë në gjirin e saj disa nga demokratët e vjetër.

Për këtë ka folur edhe ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri Tritan Shehu, i cili deklaron se tashmë ka ardhur momenti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë.

“Opozita shqiptare ka nevojë për të gjithë ata që aspirojnë në Shqipëri. Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj përmbysje të madhe e cila do të ndodhë në Shqipëri sepse ka nevojë për të.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë, për opozitën shqiptare, për PD, absolutisht asnjë nuk është i tepërt”, u shpreh ai në një prononcim për Abc News.

Ish-ministri deklaroi se PD është e hapur për të gjithë ata që duan të angazhohen në politikë, ndërsa theksoi se vetëm kështu mund të përmbyset qeveria.

“Shqipëria që të dalë nga ky batak që është ka nevojë për të gjitha kapacitetet e saj. Kapacitetet që janë në Shqipëri dhe që nuk janë sot, të edukuar në perëndim, me një vizion të qartë, njerëz me kontribute të këtushme.

Prurje të reja vlera që janë në Shqipëri, vlera që janë jashtë Shqipërisë sepse vetëm në këtë mënyrë do të gjenerohet ajo që i duhet Shqipërisë, përmbysja e madhe”, nënvizoi Shehu.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy