minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Basha takim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve! Ruli: Besoj se kreu i PD është hapur, unë kam qënë shpesh kritik i tij - Struga.net

Basha takim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Deputetëve! Ruli: Besoj se kreu i PD është hapur, unë kam qënë shpesh kritik i tij

0

Një ditë pasi u zgjodhën anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë, kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku.

Takimi që ka zgjatur për rreth 90 minuta, ka pasur në fokus punë e këtij komisioni dhe kriteret e vlerësimit të emrave të propozuara për kandidatë, ku do të përcaktojnë dhe listën e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Pas takimit, Genc Ruli e konsideroi ngritjen e këtij komisioni një hapje dhe pjekuri të partisë. Në një deklaratë për mediat, Ruli tha se beson qe Basha eshte hapur me ne fund.

“Ky proces është një politikë e hapjes, unë jam njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj lidershipit për shkak se i gjykoja ndryshe si duheshin zhvilluar proceset në atë kohë.

Kjo është një shenjë e pjekurisë dhe mendje-hapjes së partisë sot. Unë kam qenë disa herë kritik ndaj lidershipit të PD, vlerësimi ynë kur ka qenë i ndryshëm e kam thënë dhe i kam qëndruar mendimit tim”, tha Ruli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy