minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Biliotekat janë të varfëra”, Albin Kurti kritika prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit - Struga.net

“Biliotekat janë të varfëra”, Albin Kurti kritika prindërve: Nuk lexojnë mjaftueshëm. Nxënësit shpenzojnë 7 orë në ditë para telefonit

0

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar prindërit për mungesën e leximit, duke shtuar se bibliotekat e komunave ose nëpër familje janë të varfëra.

Kreu VV-së teksa ka cituar një studim që është bërë në Kosovë se sa po lexohet, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka thënë se sipas studimit rezulton se prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm.

Gjithashtu Kurti në postimin e tij nuk lë pa porositur, se duhet të rikthehet dija si vlerë dhe i dituri si autoritet, nëse vendi dëshiron të shkojë përpara.

Postimi i plotë i Kurtit:

Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfëra. Mungon kultura dhe shprehia e leximit.

Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime).

Shumica e nxënësve nuk arrijnë t’i kujtojnë tre librat e fundit që kanë lexuar. 2/3 e tyre e praktikojnë kopjimin e detyrave dhe referateve nga interneti.

Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë. Këto janë disa prej të gjeturave nga studimet që trajtojnë lexueshmërinë dhe mësimin në Kosovë.

Nuk jemi të vetëdijshëm sa shumë probleme sot janë pasojë direkte e arsimimit të dobët. Nga keqqeverisja lart deri te mjerimi poshtë.

Duhet ta rikthejmë dijen si vlerë dhe të diturin si autoritet. Nëse duam të kemi shtet dhe përparim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy