minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 të shkojë dhe për vendet e varfra - Struga.net

Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 të shkojë dhe për vendet e varfra

0

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates bëri me dije se së bashku me fondacionin e tij ka menduar të shpenzojë 150 milionë dollarë për të mundësuar shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit, (kur ajo të jetë gati), edhe për fashat më të varfra të popullsisë, përcjell albinfo.ch.

Në veçanti fondacioni Gates do të paguajë institutin “Serum”, që njihet si prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, që të përgatisë 100 milionë doza me një kosto prej 3 dollarësh.

I angazhuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në kërkimin për vaksinën, Gates e prezantoi qëllimin e tij përgjatë një intervistë në “Bloomberg” duke nënvizuar se pandemia mund të jetë shkatërruese për shumë vende të varfra që nuk kanë akses te kurat apo vaksina, kur të jenë gati. /Albinfo.ch.

Bill Gates: Vaksina kundër Covid-19 të shkojë dhe për vendet e varfra shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy