minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Bjellorusi, aplikacioni zbuloi manipulimin e zgjedhjeve! Ekspertja e IT-së: 90% votuan opozitën, qeveria mashtron - Struga.net

Bjellorusi, aplikacioni zbuloi manipulimin e zgjedhjeve! Ekspertja e IT-së: 90% votuan opozitën, qeveria mashtron

0

“Është çmenduri ajo që çfarë po ndodh këtu”, kështu shprehet në një intervistë për Report Tv një nga protestueset dhe aktivistet e përfshira në protesta anti-qeveritare prej 18 ditësh në Bjellorusi.

Lisa, është një nga ekspertët e IT-së në vend, por nga frika e asaj që mund t’i ndodhë nesër, kërkon që identiteti i saj i plotë të mos bëhet publik.

Ajo thotë se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit janë të manipuluara nga qeveria, akuzë kjo e provuar sipas saj nëpërmjet një aplikacioni.

Për arrestimin e 47 gazetarëve gjatë raportimeve për zhvillimet atje, aktivistja na rrëfen se çfarë ata ndeshin përditë është e tmerrshme.

E pyetur për pritshmëritë e qytetarëve në rivendosjen e dialogut në Bjellorusi dhe ndërhyrjen e OSBE-së për të zgjidhur situatën ajo shprehet se njerëzit atje nuk kanë shumë shpresa.

Për manipulimin e zgjedhjeve që i dhanë mandatin e 7 presidentit Lukashenko, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian këtë të premte ranë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj 20 zyrtarëve bjellorusë, që dyshohen për mashtrim zgjedhor dhe për shtypje të manifestuesve. Vendim që nxiti reagimin e mënjëhershëm të Aleksandër Lukashenko i cili tha se do e ardhmja do të tregojnë se kush frikëson kë.

Intervista e plotë

Gazetarja: Faleminderit që pranove të zhvilloni këtë intervistë me Report Televizon.

Lisa: Faleminderit për ftesën.

Gazetarja: Lisa a mund të na tregosh sesi është situata tani në Minsk. Ditën e djeshme pamë se disa nga gazetarët u arrestuan dhe u bënë pothuajse tre javë nga fillimi protestave?

Lisa: Pothuajse u bënë tre javë. Ditën e djeshme rreth 50 gazetarë u arrestuan, por ata u mbajtën të arrestuar vetëm për disa orë, sipas autoriteteve ata u arrestuar për verifikim dokumentesh, për të parë se kush posedon një leje pune në Bjellorusi. Më vonë të gjithë u liruan por autoritetet u kërkuan atyre të fshijnë të gjitha fotot dhe videot me autoritetet, trupat ushtarake sepse kanë frike se do të shpërndahen fytyrat e tyre. Ky ishte një problem I madh në fakt për gazetarët, të cilët nuk e mbuluan dot situatën. Pardje njerëzit u mbyllën në kisha, autoritetet ushtarake u mbyllën dyert dhe njerëzit e kishin të pamundur të dilnin jashtë. Është çmenduri ajo që çfarë po ndodh këtu.

Gazetarja: Lisa, ti je një nga protestueset dhe deri tani ke marrë pjesë në disa prej protestave të organizuara. Cili është një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballeni?

Lisa: Të gjithë punëtorët e sektorit të teknologjisë kanë dal në rrugë për të ndihmuar njerëzit. Ata madje kanë krijuar një mënyrë alternative për të përllogaritur votat. Është një platformë online për të përllogaritur votat quhet Golos, e cila ishte e integruar në një nga chatet, i quajtur Telegra. Votuesit kanë dërguar aty votat e tyre, duke treguar se për cilin kandidat kanë votuar dhe kështu ata kanë bërë një përllogaritje të rezultatit. Rezultati është komplet ndryshe nga ajo çfarë deklarohet. Është e vërtetë që jo të gjithë njerëzit janë të regjistruar në të, por më shumë se një milion janë. 90 % e të cilëve votuan për kandidaten e opozitës. Është një përllogaritje shumë e saktë sepse është e lidhur me telefonat personal dhe me kodet unike të tyre, për të cilin janë bërë shumë kontrolle. Kjo është gjëja e parë që IT-ja bënë për njerëzit. E çuditshmja është se qeveria tani po përdor këtë platformë duke thënë se edhe aty 60% e njerëzve kanë votuar për Lukashenkon, por një gjë e tillë është gënjeshtër, të gjithë e dinë këtë gjë. Por të gjitha mediat tona janë të kontrolluara nga qeveria dhe të gjitha mediat e pavarura janë të bllokuara, uebsajtit e pavarura janë të bllokuara dhe gazetarët e tyre janë arrestuar. Atyre u është kërkuar po ashtu që të fshijnë të gjitha të fotot dhe videot e tyre.

Kompanitë, jo vetëm njerëzit po largohen nga vendi. Deri ditën e djeshme kam lexuar se 12 kompani kanë lënë vendin dhe 59 janë në proces largimi dhe më shumë se 100 po mundohen të gjejnë mënyra për tu larguar. Ka më shumë se 1600 kompani të huaja, disa prej tyre shumë të mëdha siç është EPAM, e cila ka më shumë se 40000 punëtore, 10000 prej tyre në bjellorusi. Loja fjalësh apo edhe Viber dhe do të jetë një gjë shumë e keqe nëse ata lënë Bjellorusinë.

Gazetarja: Ti e përmende më pare rezultatet e zgjedhjeve dhe mënyrën sesi e keni përllogaritur rezultatin. Por kamë një pyetje për mënyrën sesi funksiononte interneti. A keni problem me mbulimin e internetit dhe a funksiononte si duhet gjatë kohës së votimeve?

Lisa: Jo nuk po punon si duhet. Pothuajse nuk punoi për tre ditë, vetëm VPN na ka ndihmuar goxha.

Përllogaritja e votave me Golos, u bë pas votimeve zyrtare. Ata I bënë përllogaritjet e tyre me 18 gusht, kohë kur ata mund ti ngarkonin votat e tyre, sepse ne të gjithë fotografuam votat tona dhe I ngarkuam në këtë platformë. Vetëm pas rikthimit të internetit, ne mundën ti ngarkonim këto foto. Kështu që rezultatet u mundën të përllogariteshin pas 10 ditësh.

Gazetarja: Pas publikimit të këtyre rezultateve ne kemi parë që protestat vazhdojnë ende. Dhe në anën tjetër presidenti Lukashenko, i cili nuk e pranon se një gjë e tillë të ketë ndodhur? Cili ka qenë reagimi i autoriteteve pas këtij publikimi? A e ndoqën si rast apo thjesht thanë se janë disa përllogaritje jot ë vërteta dhe një gjë e tillë s’ka mundësi të ketë ndodhur?

Lisa: sigurisht kanë thënë se nuk është e vërtetë, se përllogaritje të tilla nuk mund të provohen. Por e çuditshmja është se tani ata thonë se edhe në atë platformë 60 % e njerëzve kanë votuar pro Lukashenko. Por kjo është një gënjeshtër. Të gjithë e dinë se është një gënjeshtër. Ata thjesht kontrollojnë të gjitha mediat vendase dhe nuk asnjë mundësi alternative për ne. të gjitha televizionet e pavarura janë të bllokuara . shumë gazetarë dhe punonjës të mediave janë pushuar dhe tani njerëz nga Rusia vijnë dhe punojnë në televizionet tona.

Gazetarja: Do të doja të të pyesja dika tjetër. Në lidhje me gazetarët që u arrestuan dje. Ne kemi parë ne media që të paktën 47 prej tyre janë arrestuar dje. Nga të dhënat që kemi ne rezulton se 47 gazetarë u arrestuan dje dhe në bazë të deklaratave të autoriteteve, kjo ndodhi sepse po shikoheshin lejet e tyre të punës. Çfarë ka ndodhur me ta? A i kanë liruara apo ende po mbahen në vëzhgim?

Lisa: Janë liruar. Të gjithë ata që kishin licenca punë janë liruar. Thjesht iu kërkua që të fshijnë disa foto dhe video.

Gazetarja: Sot kishte një takim të OSBE-SË në Vjenë. Dhe ata po i bëjnë thirrje presidentit Lukashenko për të filluar negociatat me lideren e opozitën Tikhanovskaya. Çfarë pritshmërishë kanë për OSBE-në atje? A mendoni se Lukashenko do të pranojë ftesën? Si perceptohet situata atje?

Nuk mund të komentoj shumë në lishje me këtë situatë, por mesa shohim presidenti nuk do të flasë me Svetlana Tikhanoskayan dhe njerëzit që punë ojnë për të. Lukashenko po thërret për të dëshmuar të gjithë njerëzit që kanë krijuar Komitetin, autoritetet madje nuk ua njohin atyre të drejtën e krijimit të këtij institucioni. Ai nuk I njehe ata dhe për këtë arsye ai nuk do të flasë me ta. Ai deklaron se do të flasë vetëm me profesionistë, por në fakt këto janë fjalë boshe. Ai vendos vetëm për vete.

Gazetarja: Le të shpresojmë se ai do të pranojë thirrjen për dialog, të paktën të ndërmjetësuar nga jashtë. Shumë faleminderit lisa për këtë intervistë.

Lisa: Faleminderit juve!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy