minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Bleu shqiptaren tek bashkëatdhetarët e tij për vetëm 500 euro, arrestohet 35-vjeçari në Itali - Struga.net

Bleu shqiptaren tek bashkëatdhetarët e tij për vetëm 500 euro, arrestohet 35-vjeçari në Itali

0

Një 35-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është publikuar ende, është vënë nën pranga ditën e djeshme në Itali. Mediat e huaja kanë raportuar se ai është arrestuar me akuzën për shfrytëzim prostutucioni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, i riu kishte blerë një vajzë të re tek disa bashkatdhetarë të tij për 500 euro dhe e nxirrte në rrugë ku e shfrytëzonte si prostitutë.

Policia ka zbuluar se viktima është shqiptare dhe jetonte në kushte shumë të vështira. Mësohet se asaj i kishin marrë dokumentet dhe pasaportën, ndërsa ishte e detyruar të flinte në një banjë të vogël.

Në një rast ajo kishte tentuar të ikte, por më vonë ishte dhunuar nga 35-vjeçari, ku më pas e kishte paguar që të qëndronte.

Arrestimi i tij u krye gjatë operacionit të koduar, “Uti dominus”, ku u zbulua gjithashtu se shqiptari ishte pjesë grupit që rekrutonte gra të reja të huaja dhe i detyronte ata të bënin prostitutën.

Sipas mediave, i riu e kishte marrë vajzën nga disa shqiptarë të tjerë, organizata kriminale e të cilëve u godit në fund të korrikut.

Hetimet kishin filluar në Frosinone, por më pas vazhduan në provincën e Caserta, ku nëpërmjet vëzhgimeve gjetën vendin ku shqiptarja mbahej e burgosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy