minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Blue Panorama në Gjykatë për procedurë falimentimi, per paaftesi paguese - Struga.net

Blue Panorama në Gjykatë për procedurë falimentimi, per paaftesi paguese

0
panorama dokumenti1

 

Kompania italiane Blue Panorama që ka zëvendësuar në tregun shqiptar linjat e Belleair, ka hyrë në një procedurë falemintimi. Gjykata e Shkallës së Parë në Romë ka nisur çështjen e gjykimit të procedurës së falimentimit për Kompaninë Blue Panorama. Gazeta Tema ka sigurur shkresën nga Gjykata e Shkallës së Parë në Romë më 17 mars 2014 në të cilët vërtetohet se Blue Panorama Airlines SPA I komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo

Në një dokuemnt tjetër po të Gjykatës italiane në Romë

“U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit. Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë

Blue Panorama”.

Dokumentet e Gjykatës Italiane tregojnë se shoqëria e cila zëvendësoi në tregun shqiptar kompaninë Belle Air është në një pozitë po ashtu shumë të keqe.

Ajo hyri në treg pas shpalljes së falimentit të papritur të shoqërisë Belleair, e cila u bllokua për shkak të mospagimit të 5 milion eurove taksa në aeroportin e Rinasit.

Blue Panorama mori përsiëpr transportin e pasagjerëve që kishin prerë bileta me Belleair duke u shtuar atyre një shumë nga 60 në 80 euro dhe arriti të futet në treg përmes infrastukturës së Belleair.

Pas disa muajsh situata po përsëritet

 

 

 

DOKUMENTI 1

 

Gjykata e shkallës së parë, Rome

Seksioni i falimentimeve

Zyra e çështjeve

 

Telefax

Romë më 17.03.2014

 

Fatura e kancelarisë

A.S. Grandi Imprese N.2/14- Blue Panorama Airlines SPA

 

Nga gjykata e Romës, zyra e çështjeve të falimentimit

-Nga prokura e gjykatës së Romës- sektori civil

-Për oficerin gjyqësor, Leogrande Giuseppe

 

I komunikohet ekstrakti i vendimit deklarativ për paaftësi paguese nr. 201/14 i datës 17.03.2014 nga G.D. Dr. Di Salvo

 

Funksionari gjyqësor

Claucio Paladin

 

DOKUMENTI 2

Gjykata e shkallës së parë, Romë

Seksioni i falimentimit

Ekstrakt

I vendimit deklarativ të gjendjes së paaftësisë paguese.

Depozituar më 17.03.2014, gjyqtari i deleguar, Giuseppe di Salvo.

Sipërmarrësi i deklaruar në gjendje të paaftësisë paguese.

Blue Panorama Airlines SPA

Me zyra ligjore në Romë

Kodi fiskal: 05590151006

Oficeri gjyqësor: Av. Giuseppe Leogrande.

I kërkuar për shqyrtim të gjendjes pasive para gjyqtarit të deleguar.

U shpall kreditorëve dhe palëve të treta që kanë një kërkesë mbi pasurinë në pronësi të sipërmarrësit.

Gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë

Blue Panorama

Operimi në Shqipëri, licenca deri në fund të Prillit

Qysh kur ka nisur të operoj në Shqipëri, Blue Panorama, ka bërë disa manovra të pambështetura në ligj lidhur me lejet e fluturimit. Kështu edhe pse ajo është kompani e huaj që operon me Shqipërinë, në të vërtet sillet si kompani shqiptare pasi avionët e saj qëndrojnë në Shqipëri. Dmth ata vijnë në mbrëmje në Rinas dhe nisen në mëngjes, duke e përdorur Rinasin si stacion qëndrimi sikur të ishin kompani shqiptare.

Nga ana tjetër kompania ka aplikuar pranë autoriteteve të aviacionit civil në Tiranë për një grafik fluturimi për muajtë e Verës, ndërkohë që licensa e saj përfudnon më 23 Prill dhe në Itali është në proces flaimentimi.

Kjo e bën të vështirë të ardhmen e mbijetesës së saj dhe ngre plot pikpyetje për sigurinë e pasagjerëve.

Ministria e Transportit ndërkohë mund të gjendet para një problemi të ngjashëm me atë të Belleair, sidomos lidhur me të mbrotjur të drejtat dhe garancitë e pasagjerëve në këtë rast.

/Tema/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy