minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Blushi: Peticioni? Rama fishkëlleu, burrat në Elbasan kërcyen. Të zbatohet statusi për Kryetarin - Struga.net

Blushi: Peticioni? Rama fishkëlleu, burrat në Elbasan kërcyen. Të zbatohet statusi për Kryetarin

0
blushi

Deputeti socialist Ben Blushi, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ishte ai që inicioi peticionin kundër tij nga socialistë të Elbasanit. Në emisionin “Opinion”, Blushi foli për librin e tij, “Hëna e Shqipërisë”, por lëshoi kritika ndaj Ramës. Ai tha se në PS mungon kolegjialiteti prej 8-9 muajsh, ndërsa vetë Rama drejton pa mandate që prej tetorit të vitit të kaluar. “Unë besoj që ka vullnet në disa drejtime, pavarësisht se do të kisha dashur më shumë reforma dhe më shpejtësi. Ka një trend të duhur. Është shumë shpejt në fakt për të folur. Nuk janë mbushur 8 muaj akoma”, shprehet Blushi në lidhje me punën e deritanishme të Qeverisë.

Zoti Blushi, si shpjegohet që sa herë tërhiqeni në periferi të politikës bëni nga një libër për të ardhur në vëmendje të publikut?
Edhe nëse është kështu, nuk besoj se është gabim. Nuk besoj se ky popull e ka luksin të shohë politikanë që kur kanë kohë të lirë të sjellin nga një libër të ri. Unë preferoj ta kaloj kohën e lirë duke lexuar dhe shkruar.
Ka deputetë me të cilët mund të diskutosh për libra?
Ka padyshim. Janë të interesuar për të lexuar, për të diskutuar ide.
Ajo që bie më shumë në sy ka qenë një lloj pesimizmi. Ju keni thënë se Shqipëria është qeverisur më keq deri më sot se fqinjët?
Është e vërtetë që libri ka një tis pesimizmi. Nëse e shohim Shqipërinë në 500 vitet e fundit nuk kemi arsye të themi që Shqipëria ka jetuar më mirë se popujt e tjerë. Nuk besoj se ka një vend që ka dalë më i varfër nga perandoria osmane. Shqipëria e mori pavarësinë më vonë, pati komunizmin më të ashpër dhe sot ka tranzicionin më të gjatë, ka pasur procesin më të gjatë të integrimin. Shqipëria është vendi më i varfër dhe më i deformuar se popujt e tjerë. Nuk ka vend që ka humbur më shumë në territore në këto vite.
Që të kthehemi sërish te libri, ai merr përsipër të bëjë një parashikim si do të jetë Shqipëria në 20 apo 30 vitet e ardhshme. Kam marrë një referencë të Kombeve të Bashkuara, që bën një parashikim për 100 vjet. Parashikohet që Evropa do të ketë një reduktim popullsie me gati 30%. Bota do jetë më e plakur dhe më e tkurrur. Nëse sot jemi 2.8 milionë banorë, do jemi 1.8 milionë. Nga kjo jam nisur të bëj një parashikim për të ardhmen politike të Shqipërisë.
Ju thoni që në Shqipëri do të shtohet fryma antievropiane,… ju parashikoni se izolatriku shqiptar duhet të jetë detyrimisht i pasur.
Jemi vendi që jemi më proevropian. Kjo ndoshta për shkak se na ka munguar Evropa për gati 500 vjet. Nuk do jemi kështu, sepse do afrohemi më shumë me Evropën dhe do e shohim se nuk është kontinenti që ka qenë. Nuk ka shkëlqimin që ka pasur para 20 vjetësh. E dyta, për arsye të brendshme. Izolatriku është një metaforë që unë e kam marrë duke e krahasuar me Prefektin tek Koncert në viti 1936. E mora si rast, si fenomen, për të thënë që dikush që ka pushtet, ai mund të jetë pengesë. Evropa është një zbatim standarti. Pse jemi ne vendi që po integrohemi më avash? Sepse raporti ynë me ligjshmërinë është i vështirë, vjedhim më kollaj, shkelim ligjin më kollaj.
Kush nuk ndëshkohet sot në Shqipëri?
Ata që kanë pushtet dhe ata që kanë para. Çmimin e drejtësisë e paguajnë të varfërit.
Ju duket sikur keni një lloj ironie ndaj të pasurve. Dëgjova kryeministrin që tha se të pasurit duhet të respektohen.
Edhe nëse mendoni se kam një mendim të personalizuar do të thotë që ky vend ka prodhuar më shumë të varfër në 20 vite. Unë nuk jam pesimist, por kam lexuar pesimizmin e shoqërisë. Lexova një lajm që jemi vendi i parë që kërkojmë azil. Pse duhet të ikin? Sepse është papunësia, varfëria. Ky është produkt i keqadministrimit që më parë bëjnë aleancë me të pasurit se sa me të varfërit.
PS dhe koalicioni i majtë ka në përbërje të tij 10 njerëzit më të pasur të vendit…?
Këtë gjë e kanë imponuar rrethanat, në të cilat PS nuk besoj se i ka ftuar që ata të kthehen në sponsor politikë. Ishte një parti, e cila besonte se ishte nën atak dhe kishte nevojë që të kishte këtë mbështetje.
Zoti Blushi, në libër thoni që Shqipëria nuk e pëlqen rolin ku politikanët luajnë rolin mes të varfërve dhe të pasurve. Politikanët janë me të pasurit…
Për shkak të bilancit të këtij 20-vjeçari. Keni parë të pasurit që ikin nga Shqipëria?! Kanë ikur 1 milion nga Shqipëria. Mund të ikësh kur ka një epidemi, për shkaqe luftë ose kur ka keqqeverisje. Jam i bindur që ka shumë shqiptarë që duan të ikin dhe sot. E dini se sa fëmijë ikin nga Shqipëria për të studiuar jashtë. Kostoja e të gjithë fëmijëve që shkollohen jashtë është 200 milionë euro në vit. Ne nuk jemi në ndonjë cep të Afrikës.
Unë jam i bindur që do të ishim integruar në Evropë më shpejt, nëse do të ishim qeverisur më mirë.
Në 4-5 vitet e fundit pesimizmi ka qenë më i madh. Dhe kjo është për shkak të distancës që po krijohet dhe e dyta për shkak të pabarazisë. Këto janë arsyet.
A ka një aleancë mes politikës dhe krimit?
Po padyshim që ka. Nëse unë do thosha që s’ka, s’do isha i sinqertë. Krimi i çdo lloj natyre në këto 20 vjet ka mburojë politike. Nuk e them që është vetë politika.
A rrezikon që krimi të kthehet në politikë?
Po, rrezikon. Nëse Shqipëria nuk do të ketë ndëshkueshmëri të lartë, po. Nëse kjo nuk ndodh, krimi do të tentojë të hyjë në politikë dhe do të hyjë. Besoj që ka një tendencë të theksuar pas vitit 1997.
Ju parashikoni që politika do dështojë sërish?
Po, pavarësisht se i përkas një partie që është në pushtet, që shpresoj që të ndërrojë metodën e administrimit të gjërave një nga pikëpyetje është …

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy