minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Ç’e dua postin e kryeministrit?”, Kryemadhi: Asnjë mundësi për koalicion me Ramën, ai s’ka ngrënë darkë ngjalash me mua por me Metën - Struga.net

“Ç’e dua postin e kryeministrit?”, Kryemadhi: Asnjë mundësi për koalicion me Ramën, ai s’ka ngrënë darkë ngjalash me mua por me Metën

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hedh poshtë çdo mundësi për ndonjë koalicion të mundshmë me Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

Kryemadhi tha se do ta refuzonte koalicionin me Ramën, edhe sikur t’i ofronte postin e kryeministrit.

Pjesë nga diskutimi në “Report Tv”:

Ai sa më shumë të zvarritet aq më dëm i bën shqiptarëve, sa më shumë t’i japë gojës aq më shumë dëm i bën vetes. Nuk jam kundër Ramës, jam kundër fenomenit.

Po nëse ju ofron postin e kryeministrit?

Po ç’e duam ne postin e kryeministrit? Pse për atë jemi keq? LSI nuk lufton për postin e kryeministrin, por për të ardhmen e shqiptarëve.

E shmangni një darkë ngjalash të dytë?

Ai s’ka ngrënë ndonjëherë darkë ngjalash me mua. Me presidentin e republikës… Ai shkoi edhe me maskë te presidenti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy