minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Çështja e detit, Rama: Konspiracion i madh që është për të vënë duart në kokë, ka njerëz që mund t’i besojnë këta që firmosën marrëveshje dhe sot i kanë dalë në mbrojtje - Struga.net

Çështja e detit, Rama: Konspiracion i madh që është për të vënë duart në kokë, ka njerëz që mund t’i besojnë këta që firmosën marrëveshje dhe sot i kanë dalë në mbrojtje

0

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e opozitës lidhur me çështjen e detit, “për të vënë duart në kokë”.

Ai siguroi edhe njëherë se nuk ka asnjë marrëveshje me qeverinë greke.

Nga Shijaku, Rama iu përgjigj dhe një herë opozitës, ku tha se e gjitha sa thuhet është një teori konspiracioni.

“Këtij konspiracionit të madh të detit që është për të vënë duart në kokë që ka njerëz që mund të besojnë se ata që e firmosën atë marrëveshjen e famshme e që ne refuzuam bashkë me Gjykatën Kushtetuese, na i kanë dalë detit në mbrojtje nga ne.

Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është që s’ka një marrëveshje negociatat janë ndërprerë që kur ndryshoi qeveria në Greqi dhe grupi negociator duhet të riformatohet, e kjo kalon dhe përmes presidentit që duhet ta aprovojë.

Që të thuash sot bëj transparencë për dicka që s’ekziston është qesharake dhe e poshtër, shumë e poshtër, jam i bindur se pikërisht pse ky popull është shumë i mençur e kush e merr për budalla e pëson dhe kjo është një arsye pse do e pësojnë shumë keq në raport me popullin ata që po e bëjnë sërish për budalla me këtë historinë e detit”, tha Rama. (TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy