minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Cili ishte burimi i parave?”, avokati i Ndroqit thellon skandalin: Televizionin Ora News ia bleu mbesës 18-vjeçare të Aleksandër Frangajt - Struga.net

“Cili ishte burimi i parave?”, avokati i Ndroqit thellon skandalin: Televizionin Ora News ia bleu mbesës 18-vjeçare të Aleksandër Frangajt

0

Teksa SPAK pretendon se Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nuk justifikon të ardhurat për blerjen e Tv Ora në vitin 2007, avokati i tij Alban Qafa ka nxjerrë disa dokumente ku thotë se televizioni i është blerë mbesës së Aleksandër Frangajt, Ilda Prifti.

Në kohën që është blerë, ajo ka qenë vetëm 18 vjeçe, duke hedhur hije dyshimi se si një adoleshente kishte në pronësi një biznes kaq të madh televiziv dhe se kush ishte burimi i parave për të ngritur këtë media.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve.

Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare”, tha Alban Qafa.

Më datë 3 korrik SPAK sekuestroi pasuritë e biznesmenit Ylli Ndroqit, mes tyre edhe televizionet Ora News dhe RTV Ora.(TemA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy