minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Çmimi i jetës”, mundësia për të zbuluar efektivitetin e masave të ndalimit nga Covid-19 - Struga.net

“Çmimi i jetës”, mundësia për të zbuluar efektivitetin e masave të ndalimit nga Covid-19

0

Deri në vitet 1960, ekonomistët përdorën konceptin e “kapitalit njerëzor” për t’i dhënë një çmim mesatar një jete njerëzore. Vlera e saj përkufizohej me mesataren e të ardhurave që siguronte një person me punën e tij.

Zhak Drèze dhe Thomas Schelling (Fitues të Çmimit Nobel në ekonomi në 2005) bënë një përcaktim tjetër të çmimit të jetës. Ata krijuan konceptin e “vlerës statistikore të jetës” duke marrë për bazë çmimin që paguhet për të përballur rrezikun e humbjes së jetës.

Dihet mirë, në aspektin subjektiv jeta është e paçmueshme. Por duke i mbyllur njerëzit në shtëpi për të shpëtuar jetë, qeveritë në mënyrë të drejtpërdrejtë i vendosën një çmim ekzistencës. Kriza ekonomike po ashtu ka kostot e saj, që sjellin pasoja të rënda në jetën tonë. Kriza e thellë në shërbimet shëndetësore na bën të qartë çdo ditë e më shumë se ne mund të kishim paguar më shumë taksa për të financuar më mirë këto shërbime, gjë që nuk e kemi bërë.

Mes financimit të sigurisë kolektive të jetës dhe shpenzimeve individuale ne kemi zgjedhur të mbështesim këto të fundit. E kemi bërë këtë individualisht, në emër të një çmimi të jetës sonë, që nga ndryshimi i gomave të makinës e deri tek zgjedhje për të blerë e konsumuar ushqime organike. Kur e bëjmë këtë duke sakrifikuar për të rritur jetëgjatësinë tonë, ne konfirmojmë se jeta jonë e ka një vlerë, dhe se ajo është e fundme.

Si e tillë ajo ka edhe një çmim. Jeta jonë është arti i marrjes së vendimeve, dhe vetë vendimarrja është arti i krahasimit të vlerave. Kështu që qeniet njerëzore nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse t’i japin një vlerë relative gjithçkaje. Tjetër alternativë nuk ka. Njeriu i mençur që nuk pranon ta bëjë këtë është i respektueshëm, por ai nuk po bën gjë tjetër veçse thjeshtë po e lë vendimmarrjen në dorë të rastësisë.

Çmimi i jetës

Debati demokratik për të përcaktuar këtë vlerë të jetës bëhet kështu i dobishëm. Kriza aktuale i ka detyruar ekspertët por edhe qeveritë ta bëjnë këtë. Shumë njerëz e lidhin vlerën e jetës me komoditetin. Por ka edhe shumë gjëra vlera e të cilave nuk ka një treg, nuk mund të këmbehet.

Miqësia, dhurimi i gjakut dhe i organeve, e deri tek soditja e një pamjeje të bukur nuk kanë treg. Ndërkohë ekzistenca e gjërave të tjera që e kanë një treg thjeshtë lehtëson caktimin e vlerës për jetën e njeriut, ndonëse caktimi i saj kurrë nuk është i saktë.

Deri në vitet 1960, ekonomistët përdorën konceptin e “kapitalit njerëzor” për t’i dhënë një çmim mesatar një jete njerëzore. Vlera e saj përkufizohej me mesataren e të ardhurave që siguronte një person me punën e tij. Mesatarisht, bazuar në nivelin e PBB-së aktuale globale, pjesëtuar me popullsinë e botës dhe e shumëzuar me tetëdhjetë vjet, (një moshë mesatare njerëzore) rezulton që një jetë njerëzore ka një vlerë pak më shumë se 1 milion euro. Sistemet e kompensimit që përdorin gjyqtarët dhe kompanitë e sigurimit për kompensimet edhe sot e kësaj dite, i referohen këtij primi.

Vlera statistikore e jetës

Ekonomisti belg Zhak Drèze dhe ai amerikan Thomas Schelling (Fitues të Çmimit Nobel në ekonomi në 2005) bënë një përcaktim tjetër të çmimit të jetës. Ata krijuan konceptin e “vlerës statistikore të jetës” (treguesi VVS), jo duke matur vlerën direkte të jetës nëpërmjet asaj që ajo krijon si në rastin e mëpsipërm, por duke marrë për bazë çmimin që paguhet për të përballur rrezikun e humbjes së jetës.

Për këdo që ishte i gatshëm të paguante 1.000 euro për të ulur mundësinë e vdekjes, ata përllogaritën se kjo i jepte jetës së mbetur një çmim 1 milion euro. Zgjedhja e një profesioni më pak të rrezikshëm për shëndetin ose blerja e një apartamenti në një vend më pak ndotje, janë në bazë të këtij arsyetimi. Kështu ekonomistët filluan të vlerësojnë VVS-në e qytetarëve bazuar në sjelljet e tyre.

Me këtë qasje është llogaritur që “çmimi statistikor i jetës” në Francë është 3 milion euro. Një vlerë tre herë më e lartë se ajo që vlerësohej në bazë të qasjes prodhuese të kapitalit njerëzor. Kështu mbi këtë bazë shteti francez, përdor një vlerë të kujdestarisë prej 3 milion euro për një jetë, dhe me të argumenton politikat publike të shëndetit apo mbrojtjes së jetës. Në bazën e kësaj vlere për shembull është justifikuar ndryshimin i shpejtësisë në rrugët kombëtare nga 90 në 80 km/orë. Në SHBA, kjo vlerë është caktuar 10 milion dollarë. Mbi të përcaktohen standardet e ndotjes në qytete dhe industri.

Në Gjermani, mbazuar po mbi këto kritere vlera e një jete njerëzore është e përcaktuar në 7 milion euro. Ndryshimet nga një vend në tjetrin sipas ekonomistëve në masë të madhe përcaktohen nga fuqia blerëse e secilit vend.

Përllogaritja e reagimeve

Ka patur polemika të përsëritura mbi ndërhyrjet dhe masat qeveritare për gripin H1N1, lopën e çmendur, e shumë raste të tjera kur shteti është dashur të vendosë për të qenë më i kujdesshëm për qytetarët e vet.

Ekonomistët e shëndetit i kanë matur disa nga politikat shëndetësore që kanë kosto me dhjetëra miliona euro për një jetë të kursyer. Ka qëndrime të ndryshme, në varësi të faktit nëse vendimet e marra kanë qenë efektive. Një shembull thellësisht teknik i përllogaritjes së vendimarrjes për Covid-19 vjen nga Gjermania. Reint Gropp, Presidenti i Institutit gjerman për Kërkime Ekonomike – IËH, i konsideron kufizimet e diskutueshme të ndërmarra nga qeveria e vendit të tij si të arsyetuara në aspektin ekonomikisht.

“Në thelb, një jetë njerëzore nuk mund të vlerësohet në euro. Sidoqoftë, ka përllogaritje në kuadër të rregulloreve të sigurisë për punën mbi të cilën përcaktohen masat e dëmshpërblimeve në rastet e duhura” – thotë Gropp. Sipas tij “Në Gjermani, e ashtuquajtura ‘vlera statistikore e jetës’ është rreth 7 milion euro. Duke supozuar se jetëgjatësia në Gjermani është rreth 81 vjeç, ai ka përllogaritur se vlera e një viti të një jete njerëzore është rreth 90,000 euro.

Në vijim ai ka marrë si referencë parashikimet për humbjet e jetëve njerëzore nëse nuk do të kishte masa kufizimesh e ndalimesh. “Sipas OBSH, nëse në Gjermani nuk do të kishte asnjë masë kufizimi rreth 500,000 gjermanë do të kishin humbur jetën”.

Për Gropp kjo do të thotë: “Duke marrë për bazë se mosha mesatare e atyre që vdesin nga virusi është rreth 75 vjeç, rezulton se me masat e ndërmarra janë shpëtuar rreth tre milion vjet jetë njerëzore. E shumëzuar kjo me 90,000 euro, për një vit jetë, do të thotë se me masat e ndalimit janë kursyer rreth 270 miliardë euro.”

Sipas tij nëse e krahasojmë këtë vlerë me pasojat negative të bllokimit që në rastin e Gjermanisë arrijnë rreth 300 miliardë euro, skenari matematikor tregon se masat kanë qenë proporcionale dhe të justifikueshme në aspektin ekonomik.

Kudo në botë pak ekonomistë guxojnë të hyjnë në këto labirinte morale të cilat meritojnë vërtet një debat demokratik. Por ama kjo që sollëm më sipër është një bazë mbi të cilën të gjithë mund të bëjnë përllogaritjet e tyre për propocionalitetin e masave të ndalimit dhe të karantinave që kanë ndërmarrë.(scan)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy