minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Covid-19: Pse të rinjtë po infektohen gjithnjë e më tepër? - Struga.net

Covid-19: Pse të rinjtë po infektohen gjithnjë e më tepër?

0

Numri i të rinjve të infektuar me koronavirus është gjithnjë e në rritje. Midis muajit shkurt dhe korrik, sipas një analizë që mori në shqyrtim 6 milionë raste u vu re një rritje e rasteve midis moshave 5 dhe 24 vjeç, raporton Aljazeera.

Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se infektimi i moshave të reja ishte një shenjë “shqetësuese”.

“Të rinjtë kanë tendencë të zhvillojnë sëmundje të buta ose të jenë asimptomatikë, gjë që është pozitive për ta, por shumë prej tyre jetojnë me individë më të moshuar ose që vuajnë nga sëmundje të tjera dhe nëse rritet numri i personave të rinj të infektuar, ata kanë mundësinë të infektojnë dikë tjetër, i cili mund të jetë pjesë e një grupi më të rrezikuar.

“Me rihapjen e vendit ka një ndryshim në sjelljen tonë. Më shumë njerëz kanë filluar të rikthehen në punë, të marrin pjesë në evente të ndryshme sociale, e cila ka ekspozuar më tepër të rinjtë ndaj virusit”, ka theksuar ajo.

Një arsye tjetër është ndryshimi në strategjinë e vëzhgimit. Vëzhgimi i hershëm i sëmundjeve të reja, përfshirë COVID-19, fillimisht përqendrohet në raste më të rënda, por tani vendet kanë rritur numrin e testimeve dhe nuk po studiojnë vetëm rastet e rënda, shkruan abcnews.al

Edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuar nga COVID-19, OBSH ka deklaruar vazhdimisht se të rinjtë nuk janë “të paprekshëm”.

Muajin e kaluar, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha rritja e rasteve në disa vende ishte pjesërisht për shkak se të rinjtë po injoronin masat ndaj Covid-19.

Për shembull në Korenë e Jugut u regjistruan dhjetëra raste të reja për shkak të rihapjes së bareve, restoranteve dhe klubeve të natës. Një shpërthim i ngjashëm u raportua edhe në Japoni. Disa kolegje në SHBA gjithashtu kanë raportuar raste midis studentëve që nga kthimi i tyre në kampuse, shkruan abcnews.al

Çfarë duhet të bëjnë të rinjtë?

Van Kerkhove tha se të rinjtë janë “faktori kyç” në përhapjen e sëmundjes. Është e rëndësishme që të rinjtë të marrin të gjitha “masat paraprake të rekomanduara nga OBSH– të ruajnë distancën fizike, të lajnë duart shpesh, të përdorin maskat kur nuk janë në gjendje të ruajnë distancën. Të rinjtë duhet të shmangin: mjediset e tejmbushura me njerëz dhe hapësirat e mbyllura.

Ndërkohë, teknologjia u ka lejuar njerëzve të komunikojnë me miqtë dhe të dashurit e tyre gjatë izolimit. Pandemia ka frymëzuar gjithashtu disa nisma rinore dhe risi për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së COVID-19.

OBSH ka punuar me grupet e të rinjve duke përcjellë mesazhe pozitive në lidhje me mënyrën se si secili nga ne duhet të menaxhojë rrezikun nga infeksioni.

Në mars, studentët e mjekësisë nga më shumë se 100 vende të ndryshme filluan një nismë globale në internet, #MoreViralThanTheVirus (MVTTV), për të luftuar dezinformimin rreth COVID-19 në më shumë se 50 gjuhë, shkruan abcnews.al

“Unë besoj se si student i mjekësisë, ne kemi një përgjegjësi shoqërore për të edukuar bashkëmoshatarët tanë (të rinjtë) dhe të adresojmë problemet e të rinjve, deklaroi themeluesi i MVTTV, Ian Soh për Al Jazeera.

“Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë, por në thelb është gjithashtu një mundësi për të gjithë ne që të bashkojmë forcat së bashku”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy