minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“Crown Agents” e nis punën me një hije skandali - Struga.net

“Crown Agents” e nis punën me një hije skandali

0
makinaaaaaa

E ka nisur punën me hije skandali kompania britanike “Crown Agents” që po asiston doganat shqiptare në mbledhjen e të ardhurave.

Kjo kompani ka shpenzuar plot 400 mijë euro për të blerë automjete që nuk plotësojnë as nivelet minimale të ruajtjes ndaj mjedisit, madje ndalohet të qarkullojnë në vendet e Bashkimit Europian, raporton Vizion Plus.

E si të mos mjaftonte ky fakt, dokumentet tregojnë se kompania që ka për qëllim të reduktojnë evazionin në doganat shqiptare, e ka nisur punën duke falsifikuar dokumentet pikërisht në doganë. “Crown agents” ka blerë 10 automjete “Land Rover Defender”që do të shërbejnë gjatë punës në terren.

Por këto makina kanë hyrë në Shqipëri me parametra të ndryshuar. Duke ju referuar këtij dokumenti, këto karakteristika tregojnë se makinat me të tillë parametra kanë një certifikatë euro 2, dhe jo euro 5 sikundër ka deklaruar kompania britanike në doganë.

Automjete të tilla me certifikatë euro 2 përdoren në vendet si Pakistan, Indi apo në shtetet e Afrikës, pasi kanë një nivel të lartë ndotjeje.

Tenderi për blerjen e këtyre automjeteve është organizuar nga një zyrë ligjore “Kalo & Associate”.

E meqenëse një nga kushtet paraprake të tenderit ishte fakti që automjetet duhej të ishin të kategorisë mjedisore euro 5, firma fituese që ka sjellë 10 automjetet për të kapërcyer këtë pengesë ka falsifikuar dokumentet pasi i ka futur makinat në portin e Durrësit.

Në tender morën pjesë 5 kompani, katër prej të cilave i kanë dërguar një letër ankese “Crown agents” ku i kanë argumentuar falsifikimin, që ata pretendojnë se ka ndodhur në këtë tender, duke bërë që firmat të skualifikon padrejtësisht.

Automjetet e mbërritura nga Anglia dyshohet se kanë kushtuar më lirë, pikërisht për ndikimin e rëndë që kanë në mjedis.

Vetë kompania britanike thotë se është në dijeni të shqetësimit të ngritur nga ofertuesit, por është në fazën e investigimit të çështjes dhe me pas do të ketë edhe sqarimet e nevojshme për skandalin në fjalë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy