minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Danimarka nuk duhet të rihapet më tej, thonë zyrtarët shëndetësorë - Struga.net

Danimarka nuk duhet të rihapet më tej, thonë zyrtarët shëndetësorë

0

Zyrtarët shëndetësorë në Danimarkë thanë të martën se nuk mund të rekomandojnë kalimin në fazën tjetër të rihapjes së shoqërisë, raportoi media daneze Ingenioeren.

“Nga një perspektivë e kujdesit shëndetësor, kjo nuk është diçka që mund të rekomandoj”, tha Kare Molbak, drejtoreshë e “Statens Serum Institut”.

Këtë muaj, qeveria dhe Parlamenti në Danimarkë do të fillojnë të diskutojnë për fazën e katërt të rihapjes, përfshirë klubet e natës.

Numri javor i personave të infektuar me koroanvirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19 është rritur gjatë dy javëve të fundit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani në Danimarkë janë regjistruar 14,312 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 616 kanë vdekur.

Danimarka nuk duhet të rihapet më tej, thonë zyrtarët shëndetësorë shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy