minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Defekt në avionin e linjës Tiranë- Lubjanë, ulje e detyruar në Zagreb - Struga.net

Defekt në avionin e linjës Tiranë- Lubjanë, ulje e detyruar në Zagreb

0
adria

Një avion i linjës ajrore Tiranë- Lubjanë pësoi një defekt gjatë fluturimit, duke bërë një ulje të detyruar në Zagreb.

Avioni i përkiste linjës ajrore “Adria”.

Një nga pasagjerët, Paulin Vilajeti, duke folur për mediat shqiptare, tha se defekti duhet të ketë qenë serioz pasi avioni është ulur në një qytet jo shumë larg nga destinacioni.

Pas zbritjes në aeroportin e Zagrebit, udhëtarët po vijojnë udhëtimin me autobus drejt Ljubjanës.

Paulin Vilajeti thotë se u është dashur të presin 45 minuta në aeroport, ndërsa shton se u janë kontrolluar sërisht pasaportat.

“Prisnim të na sqaronin dhe të na transferonin të udhëtonim me linjat e mundshme, por nuk ndodhi kjo. Qëndruam për 45 minuta në aeroport dhe më pas vendosën të na çonin më autobus drejt Lubjanës”, tha Vilajeti.

Ndërkaq, Vilajeti thotë se gjendja shëndetësore e pasagjerëve është e mirë, dhe nuk pati probleme gjatë uljes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy