minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Dita e Hashures, Kryemadhi mesazh para Kryegjyshatës: Të çlirojmë shpirtrat tanë nga çdo mëkat që kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur - Struga.net

Dita e Hashures, Kryemadhi mesazh para Kryegjyshatës: Të çlirojmë shpirtrat tanë nga çdo mëkat që kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane me rastin e Ditës së Hashures, nga ku ka bërë dhe një urim për të gjithë besimtarët.

Kryemadhi tha se sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen.

“Sot në ditën e Hashures, dita kur Imam Hyseini udhëhoqi betejën në Qerbela për të përmbysur diktaturën famëkeqe të Jezitit mavi dhe për të rindërtuar paqen, demokracinë dhe për të çliruar popujt nga kjo dhunë e kjo zgjedhë.

Në këtë ditë do të dëshiroja që me këtë urim të shkonim kudo në çdo shtëpi të shqiptarëve për të çliruar shpirtrat tanë nga çdo mëkat që ne kemi, nga çdo e keqe që na ka kapur dhe për të çliruar shpirtrat tanë për të ecur përpara për t’i dhënë begati familjeve tona, për t’i dhënë begati popullit tonë, për t’i dhënë begati vendit tonë.

Sepse sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë dhe Zoti i dhëntë Shqipërisë mbarësi e begati ashtu sikurse në betejën e Qerbelasë u çliruan nga çdo dhunë e çdo padrejtësi që i bëhej”, tha Kryemadhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy