minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Dy qeveritë, e Shqipërisë dhe Kosovës sot në Kukës. Dëbora lë pa energji veriun e vendit - Struga.net

Dy qeveritë, e Shqipërisë dhe Kosovës sot në Kukës. Dëbora lë pa energji veriun e vendit

0

Dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe Kosovës mblidhen sot në Kukës. Në përkujtim të 15-vjetorit të eksodit të kosovarëve drejt vendit tonë për shkak të agresionit serb, është vendosur të ketë një sërë aktivitetesh gjatë gjithë ditës.

Por duket se kushtet e motit, kanë vështirësuar këto festime.

Në Kukës, në orët e para të mëngjesit ka mungesë energjie.

Operatori i Sistemit te Transmetimit njoftoi se për shkak të kushteve klimaterike të rënduara dhe rreshjeve të dëborës në pjesën veriore të Shqipërise konkretisht në zonat Kalimash, Fushë Arrëz, Kukës dhe Bajram Curri, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Ekipet e OST-së po punojnë intesivisht për rikthimin në normalitet të linjave që furnizojnë këto zona.

Dëbora, e pazakontë për këtë stinë, në disa zona ka arritur mbi 10 centimetra.

PROGRAMI I AKTIVITETEVE

Ora 10:00 Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës dhe delegacionit të tij në pikën kufitare të Morinës.

Ora 10:05 Nisja drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit

10:15 – 10:25 Takimi i dy Kryeministrave dhe delegacioneve të tyre si dhe ceremonia zyrtare e Pritjes tek Pallati i Kulturës.

10:30 – 12:30 Konferenca ”Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik” tek Pallati i Kulturës Kukës

12:30 Vizitë tek Panairi Artizanal

15:00 – 15:45 Ndeshje miqësore Kukësi-Mitrovica

16:00-17:00 Vizitë tek zyra e Kryetarit të Bashkisë

17:00- 18:00 Takim me familje kosovare dhe familje kuksiane pritëse tek Obelisku i Kukësit/Kulla e Qendresës

13:00 – 17:00 Aktivitete kulturore të ndryshme në Shesh (Ansambli Popullor, Cirk, Stenda për artin Kulinar, Kinema Lëvizëse)

17:00 – 21:00 Koncert me këngëtarët më të njohur nga te gjitha trevat shqiptare tek Sheshi përpara Pallatit të Kulturës

21:00 Koncertet dhe aktivitetet kulturore vazhdojnë në shesh

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy