minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
“E bëmë për nderin e familjes, ai vinte në shtëpi tek e afërmja jonë”, vëllezërit pranojnë krimin, zbardhin konfliktin me taksistin e moshuar - Struga.net

“E bëmë për nderin e familjes, ai vinte në shtëpi tek e afërmja jonë”, vëllezërit pranojnë krimin, zbardhin konfliktin me taksistin e moshuar

0

Zbulohet konflikti që çoi në ekzekutimin e taksistit të moshuar Abdulla Budlla tre ditë më parë.

Sipas vëllezërve Shera, i moshuari kryente veprime të pahijshme ndaj një të afërmes së tyre dhe i shkonte në shtëpi, kur djemtë e familjes nuk ndodheshin aty.

Sajmir dhe Arsil Shera kanë deklaruar në Polici se janë ndjerë të detyruar ta kryejnë vrasjen, pasi nuk kanë arritur të bindin me metoda të tjera 71 vjeçarin të hiqte dorë nga e afërmja e tyre.

U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë mnë parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjecarin.

Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty.

I kemi kerkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem.

Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”, kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy