minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
E pazakontë: Vodhi 1.8 kg rërë në plazhin italian, turisti francez kapet mat ne aeroport dhe gjobitet me 1 mijë euro - Struga.net

E pazakontë: Vodhi 1.8 kg rërë në plazhin italian, turisti francez kapet mat ne aeroport dhe gjobitet me 1 mijë euro

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një turist francez u gjobit me 1,000 euro, pasi u përpoq të largohej nga Sardenja me më shumë se 1.8 kilogram rërë në bagazhet e tij.

Sipas CNN, rëra e bardhë e ishullit italian është e mbrojtur me ligj ndërsa turistët mund të përballen me gjoba dhe madje me burg për marrjen e saj nga plazhet lokale.

Burri i cili nuk u identikua me emër, u kap në Aeroportin e Cagliari Elmas, më 1 shtator pasi vodhi rërë të cilën e kishte vendosur në një shishe.

“Shishja u konfiskua dhe tani është në sallën tonë të operacionit, ku ne i mbajmë këto sende të konfiskuara. Në fund të vitit zakonisht kemi shumë shishe rërë të grumbulluara” u shpreh një zëdhënës për CNN.

Ndërkohë, në vitin 2017 u prezantua një ligj rajonal i cili e bëri të paligjshme marrjen e rërës nga plazhet e Sardenjës në Itali.

“Ligjet u vendosën sepse incidentet po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Plazhet me rërë me ngjyrë ” të pabesueshme “, rozë ose shumë të bardhë janë veçanërisht të shënjestruara”, shtoi zëdhënësi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy