minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
E quajti “grip i lehtë”, presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus - Struga.net

E quajti “grip i lehtë”, presidenti i Brazilit infektohet me koronavirus

0

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar i prekur me koronavirus pas testimit të tamponit që i ishte nënshtruar një ditë më parë.

Bolsonaro, një nga kundërshtarët kryesorë të masave shtrënguese kundër koronavirusit, kishte shfaqur ditë më parë simptoma, përfshirë dhe temperaturë të lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit, që për të ishte i katërti.

Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”. Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy