minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Edhe pas 11 viteve, Windows 7 në top përdorim nga njerëzit - Struga.net

Edhe pas 11 viteve, Windows 7 në top përdorim nga njerëzit

0

Duke qenë se Windows 7, u lançu për herë të parë në 2009, pati një adoptim të lartë krahasuar me versionin e kaluar Windows Vista dhe popullariteti i saj la në hije edhe dy gjeneratat e ardhshme si Windows 8 dhe Windows 8.1, transmeton albinfo.ch.

Edhe pse thuhet se në 2015-ën mbaroi mbështetja e përgjithshme dhe për 5 vitet në vijim mori vetëm përditësime sigurie dhe mbështetje teknike deri në 14 Janar 2020.

Ndërsa Microsoft e ka braktisur tashmë, përdoruesit ende jo.

Sipas informacioneve nga NetMarketShare thuhet se Windows 7 është instaluar në 23.34% të pajisjeve, vetëm 2% më pak sesa ishte në Janar.

Përdorimi i lartë i Windows 7 nuk është lajmi i keq për Windows 10. Microsoft më në fund ka arritur objektivin e 1 miliardë pajisjeve me Windows 10 në muajin Mars duke humbur parashikimin me 20 muaj.

Windows 10 është rritur gradualisht dhe tani qëndron në 59.37% të pajisjeve. Windows 8.1 vijon rënie edhe pse është instaluar në 2.87%.

Windows XP ka një përqindje tregu prej 0.82% dhe një numër shumë i vogël përdor Windows Vista.

Në tërësi sistemet operative të Microsoft gjenden në 87.03% të pajisjeve. Mac OS vjen i dyti me 8.95% dhe Linux me 3.57%.

Edhe pas 11 viteve, Windows 7 në top përdorim nga njerëzit shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy