minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Edi Paloka i lutet At Zef Pllumit: Veç ti mund ta largosh Ramën nga qeveria, të lutem bëje që të shpëtojnë shqiptarët. Ai është i pafytyrë, mashtrues, ordiner, i pacipë, hipokrit, i legenosur, i ndyrë, me difekte psiqike dhe kriminel - Struga.net

Edi Paloka i lutet At Zef Pllumit: Veç ti mund ta largosh Ramën nga qeveria, të lutem bëje që të shpëtojnë shqiptarët. Ai është i pafytyrë, mashtrues, ordiner, i pacipë, hipokrit, i legenosur, i ndyrë, me difekte psiqike dhe kriminel

0

Edi Paloka ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish deputeti demokrat njëkohësisht nënkryetar i PD, thotë se veç At Zef Pllumi e ka këtë fuqi përtej botës tjetër.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Përfundimisht ky nuk ka limite në pafytyrësi! Mashtrues ordiner dhe hipokrit i pacipë. Abuzon me të vertetën dhe me të vdekurit që e di se nuk mund të flasin më. Nuk kam dashur ta permend më parë, po çfarë pret nga dikush që shiti fjalët e një poeti si të tijat për të shprehur dhimbjen për nënën e tij…

I legenosur në sytë e kujtdo që pati fatin e keq ta njohë, vazhdon të përdorë e të përdhosë kujtimin e atyre që nuk janë më në këtë botë për ti dhenë vetes vlera. Vlera që nuk i ka patur kurrë, perkundrazi ka qenë dhe mbetet simboli, personifikimi i antivlerave

Sot ka përdorur dhe At Zef Pllumin dhe çfarë është më e ndyrë ( e denjë vetëm për një si Rama) i vë në gojë atij, fjalë që vetëm një i çmendur mund të besojë se i ka thënë padre Pllumi.

Sipas Ramës, At Zef Pllumi i paska kërkuar atij që të marrë PS sepse “vetëm ai mund ta bënte dekomunistizimin…” Pra padre Pllumi, një legjendë e mbijetesës dhe vuajtjes, një martir i antikomunizmit, paska besuar se nipi i Spiro Kolekës, biri i atij që firmoste për varjen e poetëve, ishte “i vetmi” qe mund të bente dekomunistizimin !!!

Nuk e di se çfarë kombinim manirash e difektesh psiqike duhet të ketë një qenie që të trillojë deri në këtë pikë… E jo vetëm kaq, po merr guximin ti shkruaj këto trillime sot, pasi vertetë e ka marrë PS, e është në fund të qeverisjes së tij, po jo për të bërë dekomunistizimin , po për të rikthyer dhe një herë gjithë pinjollët e Bllokut dhe kriminelët e ish-Sigurimit të Shtetit. I mori për ta rikthyer dhe një herë vendin drejt rrezikut të diktaturës.

Padre, e di që ekzorcizmi nuk ka qenë ndër praktikat e tua, po në se nga atje lart ku je, mundesh, bëje me këtë rast e shpetoji shqiptarët e gjallë nga e keqja e të vdekurit nga përdhosja që ju bën çdo ditë kjo qenie e ligë!”, shkruan Paloka.(TemA)

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy