minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Edi Paloka konspirativ: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje - Struga.net

Edi Paloka konspirativ: Rama po e përdor OFL-në për të shantazhuar kriminelët, që t’i shërbejnë në zgjedhje

0

Në këtë emision Unpublished kushtuar “Operacionit Forca e Ligjit”, vjen deklarata e fortë nga Partia Demokratike.

Një nga eksponentët kryesorë të saj, Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se po e përdor OFL-në në interes të zgjedhjeve të përgjithshme të 2021.

Duke iu bërë presion këtyre njerëzve me precedent penal, duke i kërcënuar që do iu marrin pasurinë, duke i kërcënuar që mund të rikthehen edhe në burg, Rama kërkon që siç ka dalë edhe në disa raste deri më tani, të kthehet në shpëtimtar të tyre”, tregon z. Edi Paloka.

Ndërsa drejtuesit e OFL mbrojnë ndërhyrjen në, Ligjin Antimafia, opozita mendon se nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje.

“Ligji antimafia ka një pjesë të mirë të veprave penale, por nuk ka një pjesë siç janë, vrasja me dashje, vrasja për gjakmarrje dhe një sërë veprash të tjera, të rënda penale që teorikisht nuk gjenerojnë pasuri”, shprehet z. Gentjan Ndoja.

“Këtë gjë e bënte shumë mirë ligji antimafia. Që nuk është vënë kurrë në zbatim nga kjo qeveri. Ishte krejt e pavend që të krijohej përmes një ligji tjetër, një strukturë që të kryente veprimet antimafia”, thotë për Unpublished zoti Paloka.

Znj. Gjebrea shpjegon domosdoshmërinë që ka pasur ky ligj. “Në datën 31 dhjetor operacionit forca e ligjit i vjen fundi.

Por puna e nisur prej tij, ende nuk është finalizuar ndaj brenda shumicës zërat janë për një shtyrje të afatit, ndoshta pa dërgime formularësh, por me ndjekjen e rasteve të deritanishme”, thotë znj. Gjebrea.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy