minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Eksperimenti në Gjermani, 1200 euro në muaj pa punuar fare - Struga.net

Eksperimenti në Gjermani, 1200 euro në muaj pa punuar fare

0

Për një periudhë trevjeçare, një grup i përzgjedhur qytetarësh në Gjermani do të paguhen çdo muaj 1200 euro pa bërë asgjë.

Deutsche Welle raportoi nisjen e një eksperimenti mbi të ardhurat bazike, ku përfituesit e shumës do të duhet të plotësojnë vetëm disa formularë raportimi me pyetje.

“Interesi për të marrë pjesë në eksperiment ka qenë i lartë. Brenda një jave, më shumë se 1.5 milionë vullnetarë janë regjistruar dhe kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë studim të madh, mbi të ardhurat bazike të pakushtëzuara. Organizatorët po shohin për një total prej 1500 pjesëmarrësish, prej të cilëve 120 do të marrin 1200 euro çdo muaj për një periudhë trevjeçare” raportoi DW.

Paratë e këtij eksperimenti vijnë nga një grup donatorësh, të paktën 150 mijë të tillë dhe është i çliruar nga taksat, transmeton Monitor.

Në fund të projektit, çdo pjesëmarrës do të marrë 43 mijë euro, që e çon në total koston e projektit 5.6 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

E gjithë kjo është nisur nga një projekt bamirësie në Berlin.

Të ardhurat bazike

Zyrtarët nga projekti i bamirësisë Mein Grundeinkommen (Të ardhurat e mia bazike) janë të bindur se një e ardhur e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët do të zgjidhte shumë probleme aktuale. Supozimi është se njerëzit bëhen më krijues, më të lirë dhe më të lumtur nëse nuk përballen vazhdimisht me presionin për të fituar para të mjaftueshme për t’ia dalë.

Nëse është kështu në realitet do të hulumtohet shkencërisht gjatë projektit. “Ne do të analizojmë atë që njerëzit bëjnë gjatë një periudhe kur ju garantohet siguria materiale,” tha shefi i projektit Jürgen Schupp nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW).

Ndër pyetjet që do të marrin përgjigje janë: A do të shpenzojnë personat e eksperimentit të gjitha paratë apo do të kursejnë një shumë të caktuar? A do të ndalojnë së punuari apo do të punojnë më pak? Po ashtu, a do të dhurojnë para për të tjerët?

Eksperimenti do t’i japë ekipit të tij të gjitha përgjigjet që i duhen, thotë Schupp. Edhe ndryshimet në nivelet e stresit të njerëzve mund të identifikohen me ndihmën e mostrave të flokëve, argumenton ai.

Eksperimenti në Gjermani, 1200 euro në muaj pa punuar fare shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy