minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ekstradimi i Ben Qimes fut në betejë Gjykatën e Shkallës së Parë me Apelin - Struga.net

Ekstradimi i Ben Qimes fut në betejë Gjykatën e Shkallës së Parë me Apelin

0
ben qimja

Arben Isufaj, i njohur edhe si Ben Qimja, duket se ka futur në një betejë të pazakontë dy gjykata, Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Gjykatën e Apelit.

Qimja kërkohet nga drejtësia italiane, pasi është dënuar në këtë vend me 30 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Pas arrestimit, Gjykata e Shkallës së Parë e la atë në burg pa afat.

Por avokatët mbrojtës e apeluan vendimin në Gjykatën e Apelit dhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila e kishte liruar më parë Qimen, vendosi të kufizojë masën e arrestit me 30 ditë.

Në mbrëmje, pasi ajo bëri të ditur se koha ishte e kufizuar dhe kështu Ben Qimja mund të lirohej, u mësua se dosja kishte mbërritur në Italia.

Por këtu nis një tjetër betejë.

Gjyqtarja Fatime Deçoli deklaron nisjen e procedit për ekstradimin e biznesmenit fierak drejt Italisë.

Por avokati mbrojtës i Ben Qimes kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen, duke tentuar kështu që të kalojnë ditët dhe Qimja të lirohet.

Por prokuroria bëri një lëvizje surprizë, duke kërkuar një tjetër masë sigurie për 45- vjeçarin.

Kështu, në mesditë, gjyqtari Neritan Cena i Gjykatës së Shkallës së Parë vendosi që të lërë në burg Arben Isufajn, duke i ndërprerë masën e parë të sigurisë, që parashikonte lirimin e tij të mërkurën.

Tani mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Gjykata e Apelit, në rast se do ketë një ankimim nga avokatët.

Më datë 15 prill pritet që Gjykata e Tiranës të vendosë po ashtu nëse procedura e ekstradimit është e rregullt dhe të hapë dritën jeshile për dorëzimin e Arben Isufajt tek drejtësia fqinje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy