minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Ekzekutimi në Gjirokastër, autori “muzikant” pranon krimin para policisë: Më tha “grek m*ti”, ndaj nxorra levën dhe e vrava - Struga.net

Ekzekutimi në Gjirokastër, autori “muzikant” pranon krimin para policisë: Më tha “grek m*ti”, ndaj nxorra levën dhe e vrava

0

Detaje të reja janë mësuar ngaekzekutimi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi një ditë më parë në Gjirokastër.

Mësohet se autori 33-vjeç Mihal Thimjo ishte muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Mësohet se autori e ka pranuar krimin duke deklaruar se viktima i kishte thënë grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike.

Ata kishin pikë kafe së bashku dhe më pas gjatë rrugës së kthimit viktima e ka ofenduar autorin

“Greku m*tit, ke vënë pasur do bësh ligjin ti këtu”, i ka thënë ai.

Më pas autori ka ndaluar makinën dhe pasi kanë debatuar, 57-vjeçari ka qëlluar Thimjon me levë. Ky i fundit është shprehur se në tentativë për t’u vetëmbrojtur e ka goditur në kokë, e për pasojë ai ka humbur jetën

Autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

Thimjo u arrestua ngapolicia 6 orë pas ngjarjes së rëndë, në automjetin e tij duke udhëtuar në një rrugë nacionale pasi kishte ndërruar rrobat e krimit në një banesë.(abcnews)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy