minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Enigma më e madhe e Covid-19: Cila është përgjigja e sistemit imunitar? - Struga.net

Enigma më e madhe e Covid-19: Cila është përgjigja e sistemit imunitar?

0

Një studim i ri është në proces për të kuptuar se si i përgjigjet sistemi imunitar koronavirusit. Shkencëtarët nga 17 qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u përpjekur t’u përgjigjen pyetjeve të tilla si dhe sa zgjat imuniteti dhe pse virulenca e virusit ndryshon aq shumë.

Mala Maini, një imunologe virale nga universiteti “College” në Londër, e cila po udhëheq një nga ekipet e kërkimit tha se përgjigja jonë imunitare ndaj një virusi është me të vërtetë ajo që dikton se si reagojmë kur infektohemi, sa sëmuremi kur marrim një infeksion akut, sa kohë jemi mbrojtur pasi kemi pasur infeksion dhe sa mirë mund t’i përgjigjemi një vaksine.

“Sistemi imunitar është themelor i gjithçkaje që është kryesore për përgjigjen ndaj këtij virusi.” Që kur u shfaq virusi për herë të parë, shkencëtarët kanë garuar për të mësuar se si trupat tanë reagojnë ndaj infeksionit.

Maini thotë se për rastet e lehta deri tek të vështira të Covid-19, duket se përgjigja imune është aq e madhe sa do të duhet një libër shkolle për ta shpjeguar.

“Të gjithë përbërësit e duhur të këtij sistemi imunitar komplekse duket se po punojnë mirë,”shpjegoi mjekja.

Por studimi shpreson të zbulojë rolin që luan sistemi imunitar në raste më të rënda. Po ashtu, po kërkon përgjigje për faktin sa zgjat imuniteti. Këtë javë, studiuesit në Hong Kong raportuan rastin e parë të dokumentuar të ri-infektimit. Paul Moss, hetuesi kryesor i studimit nga universiteti i Birmingham, tha se duhet të studiojmë sa më shumë këtë ndikim tek rastet e rënda.

Ai tha se ishte diçka shqetësuese që përgjigja imune ndaj Covid-19 zbehej me kalimin e kohës.

Studiuesit gjithashtu kanë për qëllim të zbulojnë nëse disa njerëz kanë imunitet përpara se të infektohen. Disa studime të mëparshme kanë treguar se nëse njerëzit preken nga viruse të tjera më parë, kanë imunitet për Covid-19.

Moss tha që një pyetje kryesore ishte të zbulojnë nëse infeksionet e tjera respiratore mund t’ju mbrojnë nga Covid-19 ose t’ju sëmurin më shumë.

BBC-SI

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy