minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Erion Veliaj zbulon dy politikanët demokratë që i uruan shërim të shpejtë kur ishte i infektuar me COVID-19 - Struga.net

Erion Veliaj zbulon dy politikanët demokratë që i uruan shërim të shpejtë kur ishte i infektuar me COVID-19

0

Sulmet dhe akuzat politike nuk janë të vetmet që e shoqërojnë politikën, pasi kur bëhet fjalë për shëndetin, edhe politikanët që “urrehen” më shumë mund t’ia thonë një fjalë të mirë njëri-tjetrit.

Kështu ka ndodhur edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka zbuluar se ka marrë urime për shërim të shpejtë nga dy politikanë demokratë.

Bëhet fjalë për ish-kreun e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku dhe ish-ministrin Tritan Shehu, të cilët e kanë telefonuar duke i uruar shërim të shpejtë.

“E vërtetë është, po, pati edhe prej atyre kundërshtarëve politikë që më morën në telefon për të më uruar shërim të shpejtë. Tritan Shehu, i cili është gjithashtu mjek, e vlerësova jashtëmase.

Një tjetër koleg me të cilin kemi pasur shumë debate dhe që ka drejtuar grupin e PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku, më uroi shërim të shpejtë. Unë besoj që njerzillëku duhet të na shoqërojë të gjithëve.

Por ja që ka edhe nga ata që kanë kulturë urrejtje dhe ti se kupton se nga vjen në çështje të tilla kur preket shëndeti”, tha ai ndër të tjera për Hard Talk.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy