minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
FAKSIMILE/ Burimi i dyshimtë financiar: Kur mbesa gjimnaziste e Frangajt krijoi televizion mijëra euro në moshën 18-vjeçare, ja transaksioni financiar 1 vit pas blerjes - Struga.net

FAKSIMILE/ Burimi i dyshimtë financiar: Kur mbesa gjimnaziste e Frangajt krijoi televizion mijëra euro në moshën 18-vjeçare, ja transaksioni financiar 1 vit pas blerjes

0

Dosja e SPAK për Ylli Ndroqin, nxorri në pah edhe një tjetër skandal, atë të krijimit të televizionit Ora News nga Aleksandër Frangaj.

Për shkak të nenin 62 të ligjit të medias, që nuk lejonte një person asokohe të kishte dy media, Aleksandër Frangaj angazhon mbesën e tij 18 vjeçare për të marrë liçencë televizioni. Ky televizion do të kishte emrin Ora News.

Mbesa e cila quhej Ilda Prifti ishte një gjimnaziste pa një eksperiencë me mediat. Mbi të gjitha ajo nuk kishte garanci financiare për të krijuar një televizion. Megjithatë institucionet shtetërore, në atë kohë Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Televizioneve (sot AMA), i dha liçencën e televizionit një adoleshente.

Por ajo që përbën themelin e skandalit është rritja e kapitalit të mbesës së Frangajt, nga 1 milion lekë të vjetra në 250 milionë lekë të vjetra. Këtu ngrihen edhe dyshimet për burimin e të ardhurave, pasi një 18 –vjeçare që nuk ka punuar asnjë ditë, papritur ndryshon kapitalin me një shifer 250 herë më të madhe.

Sipas dokumentit rritja e kapitalit është bërë në 15 janar 2007, nga shtetësja Ilda Prifti. Ky është njw rasti i pastër për SPAK, për të hetuar se ku i gjeti kjo 18-vjeçare paratë për të hapur një televizion, Ora News. Për të njëjtën arsye po hetohet edhe sot Ylli Ndroqi, pasi ai nuk justifikon një sërë pronash të blera ndër vite, përfshirë edhe Ora News.

Rritja e kapitalit në 250 milionë lekë nga gjimnazistja Ilda Prifti, kishte për qëllim që të rriste vlerën për tia shitur më pas Ylli Ndroqit. Ky i fundit, në datën 5 dhjetor 2007, Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaciu) bleu 100 për qind të aksioneve të shoqërisë Ora News, pikërisht me vlerën e 250 milionë lekë.

Pas të gjitha këtyre transaksioneve financiare natyrisht kamuflohet Aleksandër Frangaj, i cili padashur ka eskpozuar mbesën e tij Ilda Prifti përbëllë një skandali të madh financiar.

Fijet që të çojnë tek Frangaj, shihen edhe tek një transaksion tjetër financiar, pasi 1 vit pas blerjes së kësaj shoqërie nga Ndroqi u transferuan 180 mijë euro në favor të “Media 66” për shlyerje dhe blerje pajisjesh televizive nga shoqëria Ora News. “Media 66” është në pronësi të Aleksandër Frangajt.(gazetaAtdheu)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy