minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Fakte që nuk i keni ditur për koronavirusin - Struga.net

Fakte që nuk i keni ditur për koronavirusin

0

Maska ​​kirurgjikale NUK ju mbron nga koronavirusi. Grimcat e virusit janë aq të vogla sa ato lehtë kalojnë nëpër pore. Ka kuptim të vendosni maskë, nëse keni frikë se mund të infektoni të tjerët.

Madhësia e virusit: rreth 100 milion kopje të tij mund të vendosen lehtësisht në majë të një gjilpëre.

Teshtitja NUK është një simptomë e koronavirusit. Kollitja – po, teshtitja – jo.

Humbja e ndjenjës së shijes /aromës nuk është një simptomë e zakonshme – nuk ndodh domosdoshmërisht në të gjitha rastet e COVID-19, ndonjëherë është simptoma e vetme.

Shumica e pacientëve me koronavirus (mbi 80%) nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Ata e trajtojnë veten në shtëpi dhe zakonisht shërohen për rreth një javë.

Përafërsisht një në pesë ose gjashtë raste duhet të shtrohen në spital, kryesisht të moshuarit ose ata me sëmundje kronike.

5 miliardë nxënës e studentë, 87% e popullsisë globale, ishin jashtë shkollës në fund të marsit për shkak të koronavirusit.

Ende nuk ka terapi specifike për SARS-CoV-2. Personat e infektuar trajtohen ekskluzivisht në mënyrë simptomatike, domethënë ata po luftojnë jo me vetë sëmundjen, por me manifestimet e një sëmundjeje.

COVID-19 mund të mbijetojë në temperaturat më të larta se 25C. Infektimi mund të ndodhë pa marrë parasysh sa ngrohtë është. Kështu që, pavarësisht nga moti, duhet të ndiqni këshillat për t’u mbrojtur nga virusi.

Në sipërfaqet prej plastike dhe çeliku, COVID-19 është efektiv deri në tre ditë, në letër dhe karton – deri në një ditë, në bakër – deri në katër orë.

Fakte që nuk i keni ditur për koronavirusin shkruan Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy