minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
FBI nis hetimet për planin e vrasjes së pastorit amerikan në Turqi - Struga.net

FBI nis hetimet për planin e vrasjes së pastorit amerikan në Turqi

0

FBI ka nisur hetimet në lidhje me akuzat se ndaj një pastori amerikan me banim në Izmir ishte përgatitur një atentat, ngjarje e cila do të përdorej më pas për hesapet politike të brendshme në Turqi.

Siç raporton “TurkishMinute”, vendimi i FBI për të nisur hetimet erdhi pas deklaratave tronditëse të Erkan Kurtulus, i cili u shpreh më herët në mediat turke se gjatë viteve të shkuara kishte qenë pjesë e një skuadres vrasjesh dhe rrëmbimesh në Turqi.

Skuadra në fjalë sipas tij, organizohej dhe orientohej nga një funksionar i lartë i partisë së Presidentit Erdogan, AKP.

Serkan Kurtulus, një personazh me të shkuar problematike, tha në “MediaDiem” se ish-nënkryetarja e AKP-së së Izmirit, Nukhet Hotar i kishte kërkuar të vriste priftin amerikan Andrew Brunson me qëllim që fajin t’ia hidhnin më pas lëvizjes Gylen.

“Ma kërkuan ta vrisja priftin amerikane dhe fajin t’ia hidhnin lëvizjes Gylen, por unë nuk pranova. Nuk kisha guxim të vrisja një amerikan sepse i dija pasojat.

Nuk mund të refuzoja menjëherë sepse më vrisnin, por ia zvarrita duke sugjeruar dikë tjetër që mund ta bënte më mirë këtë vrasje“, është shprehur nga Argjentina Serkan Kurtulus, ku edhe ka kërkuar azil politik pas arratisjes nga Turqia sepse ndihej i kërcënuar me jetë për shkak të gjithçkaje që dinte.

FBI nisi hetimet pasi u njoh me deklaratat e turkut, ndërsa ky i fundit është duke pritur azilin duke qenë i arrestuar në Argjentinë me kërkesë të autoriteteve turke.

Prifti amerikan Andrew Brunson ka qenë një personazh i njohur në zonën e Izmirit, pasi ndodhej atje prej dy dekadash.

Ai u mbajt i arrestuar më pas për më shumë se një vit e gjysmë nga autoritetet turke me akuzën e pjesëmarrjes në grushtin e pretenduar të shtetit më 15 korrik 2016 dhe u lirua pas presionit të drejtpërdrejt të Presidentit Trump ndaj autoriteteve turke.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy