minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
Financial Times: Fati dhe shëndeti i ish-trashëgimtarit saudit shqetëson avokatët - Struga.net

Financial Times: Fati dhe shëndeti i ish-trashëgimtarit saudit shqetëson avokatët

0

Juristët për ish-trashëgimtarin saudit të fronit, Princi Mohammed bin Nayef, kanë shprehur shqetësim në rritje për shëndetin e tij.

Ata pretendojnë se mjeku i tij personal nuk lejohej ta vizitonte atë dhe se vendndodhja e tij nuk dihet ende pesë muaj pas arrestimit.

Financial Times raporton, duke cituar deklarata nga anëtarët e ekipit juridik që përfaqësojnë Bin Nayef dhe të cilët dëshiruan të mbeten anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, se familja e Bin Nayef nuk është lejuar të vizitojë që kur u arrestua, së bashku me xhaxhain e tij, Princin Ahmed bin Abdulaziz, në mars.

Avokatët thonë se familja nuk e di se ku po mbahet dhe se “të gjitha bisedat telefonike me të janë shumë sipërfaqësore…”, duke shtuar se askush nuk mund ta shohë atë (megjithëse) asnjë akuzë nuk është ngritur kundër tij dhe Princit Abdulaziz.

Autoritetet saudite arrestuan Bin Nayef në mars, ndërsa ishte në gjueti.

Rivalët më të mëdhenj të Princit Bin Salman

Princat Bin Abdulaziz dhe Bin Nayef, të cilët më parë ishin kandidatë të mundshëm për fronin, u panë si rivalë të princit të kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari i vërtetë i Arabisë Saudite, ngritja e shpejtë e të cilit në pushtet tronditi vazhdimësinë tradicionale të vendit në fron.

Bin Nayef, 60 vjeç, besohet se ishte vendosur për pak kohë në arrest shtëpiak dhe u hoq nga të gjitha fuqitë, pasi u hoq nga posti i trashëgimtarit në fron në qershor 2017, i cili iu caktua Bin Salman.

Financial Timas thotë se shqetësimet e avokatëve të Bin Nayef për sigurinë e tij u rritën pasi një nga ish bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Saad al-Jabri, akuzoi publikisht Princin Bin Salman për sulmimin e Bin Nayef dhe familjes së tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy