minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme
Fluturimi MH370/ Sa është kostoja e kërkimeve për avionin? - Struga.net

Fluturimi MH370/ Sa është kostoja e kërkimeve për avionin?

0
hms

Është mbushur një muaj që kur fluturimi MH370 i Malaysia Airlines u zhduk duke fluturuar nga Kuala Lumpuri në drejtim të Pekinit. Që prej atëherë, ekipe kërkimi dhe shpëtimi kanë patrulluar zona të tëra në Oqeanin Indian, mijëra kilometra larg nga njëri- tjetri.

Avionë, anije dhe nëndetëse janë dërguar në mision.

Kina, Australia, Malajzia, SHBA, Britania, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë kontribuar për kërkimet.

Por sa kushton ky kërkim dhe kush po paguan?

Malajzia ka refuzuar që të tërhiqet. Ministri i Transporteve, Hishamuddin Hussein u tha gazetarëve se kostoja në rritje për kërkimin është e parëndësishme përballë nevojës për të sjellë ngushëllim tek familjarët e të humburve.

Por një operacion i kësaj shkalle, për më tepër i shtrirë në kohë, nuk është i lirë. Fatura deri më tani mendohet se ka shkuar nga 33 deri në 42 milionë dollarë, përllogarit Peter Roberts, studiues i Royal United Services Institute.

Këtu përfshihet kostoja e karburantit, e pjesëve të këmbimit, furnizimet e transportit si dhe zhvendosja e stafit.

Barrën më të madhe financiare do e përballojnë vendet që kanë kontribuar me forcat e tyre.

Për shembull, Australia ka dërguar një anije, HMAS Succes, dy javë më parë. Puna e saj kushton 550 mijë dollarë australianë në ditë, deklaron Ministria e Mbrojtjes, që do të thotë se që tani janë shpenzuar 7.7 milionë dollarë.

Dhe kjo është vetëm një anije. Një tjetër anije e përfshirë, HMAS Toowoomba kushton 380 mijë dollarë australianë në ditë.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se ka ndarë 4 milionë dollarë për të ndihmuar në kërkimet. Një zëdhënës tha se gjatë periudhës 8 dhe 24 mars janë shpenzuar 3.2 milionë dollarë.

Britania ka dërguar anijen HMS Echo, e pajisur me pajisje të sofistikuara zbulimi nënujore. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ende nuk ka një çmim për rolin britanik.

“Operacioni për të lokalizuar fluturimin MH370 vazhdon njësoj si puna për të identifikuar plotësisht kostot,” tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Në fund, kostot e dërgimit të kësaj anije në ujërat e Australisë do të përballohen nga fondi i kontigjencës, thotë zoti Roberts. Qeveritë do i marrin përsipër kostot brenda buxhetit të tyre dhe do pranojnë se duhet bërë kjo gjë.

Anija do të qëndrojë atje përsa kohë të ketë një rol për të luajtur, thotë ai.

“Marinarët kanë një ndjesi të fortë vëllazërie: shpëtimi i jetëve në det është gjëja e duhur për t’u bërë”.

Pasi të kompletohet kërkimi, vëmendja do përqendrohet tek përmirësimi i teknologjisë gjurmuese.

“Është e vështirë për këdo që të imagjinojë se ne nuk mund të gjurmojmë në mënyrë të vazhdueshme një avion kudo në botë,” thotë Roberts.

Por pjesa më e vështirë e procesit nuk do jetë zbulimi i teknologjive, por kostot që ajo të pranohet dhe të standardizohet nga entet rregullatore të fluturimit në mbarë botën.

Operacioni më i shtrenjtë i shpëtimit në historinë e aviacionit erdhi pasi një avion i Air France u përplas në Atlantik në vitin 2009, duke fluturuar nga Rio de Zhaneiro në drejtim të Parisit.

Pas shumë kërkimeve përgjatë tre viteve, fatura finale ishte 32 milionë euro.

Tani për tani, Australia i është bashkuar Malajzisë për të nënvlerësuar faktorin kosto.

Kryeministri Tony Abbott është angazhuar se do shpenzojnë çfarë të jetë e nevojshme për të mbaruar punë.

Ai e ka quajtur këtë një akt të qytetarisë ndërkombëtare nga ana e Australisë. Por ai ka pranuar se deri në njëfarë pike duhet të ketë një llogaridhënie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy