minibus hire Leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm struga lajme online mortgage broker online university
FMN: Ekonomia globale do të tkurret 4,9% - Struga.net

FMN: Ekonomia globale do të tkurret 4,9%

0

Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje me 4,9% këtë vit ose 1,9 pikë përqindjeje nën parashikimin e fundit, në prill, për shkak të efekteve të koronavirusit, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas FMN-së rikuperimi do të jetë më i ngadaltë nga sa pritej më parë, ku familjet me të ardhura të ulëta mund ta ndjejnë më shumë.

Vitin e ardhshëm, rritja ekonomike mund të arrijë në 5,4%, pasi ekonomia nuk mund ta fitojë plotësisht humbjen që pësoi gjatë pandemisë së COVID-19.

FMN paralajmëroi se ekziston një shkallë më e lartë e pasigurisë se zakonisht, pasi rezultati ekonomik do të varet nga shkalla e infeksionit, izolimet dhe kushtet e tregut financiar.

FMN vuri në dukje se ka pasur humbje të mëdha në konsum dhe tregu i punës është dëmtuar shumë.

Reduktimet globale të orarit të punës në tremujorin e parë të vitit ishin të barabarta me humbjen e rreth 130 milionë vendeve pune me kohë të plotë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2014 - 2020 Struga.net | Privacy policy